Rreth Këshillit të Evropës (CoE)

Home » Rreth Këshillit të Evropës (CoE)

Këshilli i Evropës është organizata drejtuese e kontinentit për të drejtat e njeriut.

Në të marrin pjesë 47 shtete anëtarë, 28 nga të cilët janë anëtarë të Bashkimit Evropian. Të gjithë shtetet anëtarë të Këshillit të Evropës kanë nënshkruar Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, një traktat i hartuar për të mbrojtur të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së drejtës.
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut mbikëqyr zbatimin e Konventës në 47 shtetet anëtarë të Këshillit të Evropës. Individët mund të sjellin ankimet e tyre për shkelje të të drejtave të njeriut në Gjykatën e Strasburgut, pasi të kenë shteruar të gjitha mundësitë për të apeluar në shtetet përkatëse anëtare. Bashkimi Evropian po përgatitet të nënshkruajë Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, duke krijuar hapësirën ligjore të përbashkët Evropiane për mbi 820 milion qytetarë.
Mësoni më shumë për Këshillin e Evropës në www.coe.int