Rreth Projektit Demokracia në Veprim

Home » Rreth Projektit Demokracia në Veprim

Demokracia në veprim

Faqja e internetit “Demokracia në veprim” është burim unik edukativ, që është në dispozicion në gjuhë të ndryshme. Qëllimi i kësaj faqeje është promovimi i demokracisë dhe të drejtave të njeriut pa kosto shtesë për përdoruesit. Materialet janë të përgatitura nga edukatorët e vendeve të ndryshme dhe janë të aprovuara nga autoritetet vendore dhe Këshilli i Evropës.

Parimi i materialit mësimor të faqes së internetit bazohet në idenë se Edukimi për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut ua mundëson nxënësve të kenë rol aktiv në shkollën apo mjedisin ku ata jetojnë, i fuqizon mësimdhënësit, i mbështet udhëheqësit e shkollave dhe u jep udhëzime prindërve për komunikimin e tyre të përditshëm me fëmijët.

Qasja e përshtatshme për përdoruesit e kësaj faqeje ofron mundësi që lehtësisht të gjenden materiale sipas temave apo sipas fjalëve kyçe.

Faqja www.living-democracy.com ofron burime për mësimdhënësit, nxënësit, drejtorët dhe prindërit.

Edukimi për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut – koncepti

Edukimi për demokraci vepron në tri nivele:

  • Klasë – si mjedis i vogël kolektiv që ofron plot mundësi për përvojat filles- tare në edukimin demokratik.
  • Shkollë – si një komunitet i zgjeruar.
  • Shoqëri – ku fëmijët dhe adoleshentët përjetojnë se çka do të thotë pjesë- marrja përmes mbrojtjes së interesave të tyre jashtë shkollës.

Materiali për Edukimin për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, i ofruar në faqen “Demokracia në veprim”, ka për qëllim të mbështesë procesin e të nxënit dhe t’ua mësojë nxënësve përmbajtjen e nevojshme duke i pajisur ata me kompetenca metodike dhe ato për vendimmarrje. Rubrikat e ndryshme të faqes fokusohen në kompetencat e drejtorëve si pjesë e qeverisjes demokratike të shkollës dhe në fuqizimin e prindërve.