Diversiteti dhe pluralizmi

diversity-pluralismNë çdo shoqëri janë të pranishme vlera dhe mënyra të ndryshme jetese. Në disa shoqëri nuk nxitet diversiteti – ato detyrojnë çdo njeri të ndjekë linjën “zyrtare”. Liria e njeriut për të zgjedhur mënyrën e tij të jetesës është një aspekt i rëndësishëm i të drejtave të njeriut. Shoqëria që respekton të drejtat e njeriut duhet të jetë pluraliste – të respektojë njëlloj të gjitha mënyrat e jetesës. Kjo mund të jetë e vështirë nëse vlerat dhe mënyrat e jetesës bien ndesh me njëra-tjetrën. Në shkollë, të rinjtë reflektojnë për diversitetin në komunitetin e shkollës së tyre. Ata mësojnë që respekti ndërtohet përmes diskutimit, mirëkuptimit të ndërsjellë dhe vullnetit për të arritur pranuar dhe arritur kompromise.