Media

mediaLiria për të marrë dhe për të shpërndarë informacion dhe ide, pa ndërhyrje nga autoritetet publike, është një e drejtë e rëndësishme e njeriut. Kjo është e rëndësishme për demokracinë. Media i jep njerëzve mundësinë të informohen dhe të shkëmbejnë opinione për çfarë ndodh në botë dhe kjo është e rëndësishme për një vendimmarrje të bazuar në mirinformim. Por media mund të përdoret edhe për krim e mashtrim. Në shkollë, të rinjtë reflektojnë për mënyrën si media vepron në shoqërinë e tyre dhe për motivet e atyre që janë përgjegjës për të – veçanërisht për medien shoqërore. Ata mësojnë të shqyrtojnë në mënyrë kritike mesazhet që marrin dhe të kuptojnë atë që fshihet pas tyre.