Qeveria dhe politikat

government-politicsPolitika është procesi me anë të të cilit njerëzit vendosin të jetojnë së bashku, qoftë kjo jetesë në familje, qoftë në një shtet. Qeveria është sistemi i përdorur për të marrë vendime. Sistemet e qeverisjes janë të ndryshme – nga autokracia në demokraci. Në demokraci çdo individ ka të drejtën të thotë fjalën e tij dhe vendimet merren përmes diskutimit dhe votimit. Në shkollë, të rinjtë reflektojnë për sistemet e ndryshme të qeverisjes dhe për mënyrën si merren vendimet në shkollën e tyre dhe në shoqëri. Ato mësojnë të praktikat e politikës demokratike përmes pjesëmarrjes në zgjedhjet e klasës dhe të këshillit të nxënësve.