Çështjet e diskutueshme dhe kultura e shkollës – Vlerësoni shkollën tuaj

Living Democracy » Principals » ÇËSHTJET E DISKUTUESHME » Çështjet e diskutueshme dhe kultura e shkollës » Çështjet e diskutueshme dhe kultura e shkollës – Vlerësoni shkollën tuaj

Deri në çfarë mase etika dhe kultura mbizotëruese në shkollën tuaj inkurajojnë njerëzit që të flasin për çështje të vështira? Një mënyrë për të gjetur se sa është e hapur shkolla juaj ndaj këso lloj diskutimesh është të bëhet një studim i thjeshtë i qëndrimeve. Për të marrë një pamje të përgjithshme, do të jetë e rëndësishme të përfshihen prindërit, si dhe nxënësit e mësuesit.

Ja ku janë disa pyetje themelore që mund t’ia bëni çdo pale interesi në shkollë:

STUDIMI I QËNDRIMEVE TË KULTURËS SHKOLLORE

Në këtë shkollë:

1. Si jeni të trajtuar nga të tjerët?
2. Sa i/e sigurt ndiheni?
3. Kur ekziston një problem a e dini kujt t’i drejtoheni?
4. Sa mendoni se dëgjoheni nga të tjerët?
5. Çfarë lloj mundësish keni që të shfaqni opinionet tuaja?
6. Sa shpesh keni rastin t’i diskutoni opinionet tuaja me të tjerët nga shkolla?
7. Çfarë ndikimi keni në rregullat e shkollës dhe vendimmarrje?
8. Si mendoni, sa mirë përzihen në mes vete nxënësit me prejardhje të ndryshme?
9. Sa mirëseardhëse është kultura shkollore për njerëzit me paaftësi, ata të gjinive dhe orientimeve të ndryshme seksuale, apo për ata që vijnë nga grupe të ndryshme etnike e religjioze?