Kultura e të nxënit

Living Democracy » Principals » TË NXËNIT » Veprimi » Kultura e të nxënit
Objektivat e të nxënit Të punohet në përkufizimin e të nxënit dhe të lidhet ai me të nxënit rreth demokracisë në shkollë
Detyrat Mësuesit vijnë te një definim i përbashkët i të nxënit dhe e zbatojnë atë në klasë dhe jashtë saj
Burimet Letra dhe lapsi, fleta e punës
Metodat Punë individuale dhe në grup, diskutim plenar.

Llojshmëria është e mirë, por ajo është më mirë në sintezë. Është thelbësore të pajtohemi për një përkufizim të përbashkët të të nxënit. Është edhe më mirë që në këtë të përfshijmë, sa më shumë aspekte të ndryshme që mundemi. Ju dhe stafi juaj jeni persona të ndryshëm, siç kemi të drejtë të gjithë të jemi. Pra, për ta përdorur këtë të drejtë për dobinë demokratike të shkollës, ne duhet të arrijmë në një përkufizim të përbashkët, të pranuar, të pasur dhe të zbatueshëm të të nxënit.

Në Demokracia në Veprim, Vëll. IV, Pjesëmarrja në demokraci, fq. 159-151,
http://living-democracy.com/sq/textbooks/volume-4/part-2/unit-6/lesson-1/, mësimi 1, “Problemi ynë më urgjent është …”, është një diskutim për vendosjen e agjendës politike. Ju mund të përdorni metodën “Muri i heshtjes” të përshkruar atje, duke riformuluar pyetjen kryesore, “Sipas mendimit tim, të nxënit është” dhe të modifikoni tabelën në faqen 150. Kjo metodë është e përshtatshme për 25 ose 30 pjesëmarrës, kështu që nëse marrin pjesë më shumë mësimdhënës, ndani ata në nëngrupe

Detyra kërkimore në faqen 161 mund të shërbejë gjithashtu për të formuar grupe që kanë interesime të njëjta ose të ngjashme në aspekte të caktuara të të nxënit. Në këtë mënyrë, ju mund të nisni një bashkëpunim midis anëtarëve të stafit tuaj.