Procesi i të shkruarit të procesverbalit

Living Democracy » Principals » KOMUNIKIMI » Përgatitja » Procesi i të shkruarit të procesverbalit

Pasi të ketë përfunduar takimi, organizoni shënimet dhe shkruani procesverbalin. Ja disa këshilla që mund ta ndihmojnë regjistruesin. Ndajini me të dhe merrni informatë kthyese, nëse këto këshilla të thjeshta ndihmojnë.

Këshilla për regjistruesin e takimit.
  • Jini të vetëdijshëm: SHËNIMET TUAJA sigurojnë transparencë dhe për këtë arsye, janë elemente të rëndësishme të demokracisë në shkollën tuaj. Jini krenarë për këtë! Dhe përdorni fuqinë tuaj në një mënyrë të përgjegjshme.
  • Mundohuni ta shkruani procesverbalin sa më parë që të jetë e mundur pas takimit.
  • Rishikoni pikat kryesore dhe, nëse është e nevojshme, krijoni shënime shtesë ose sqaroni çështjet e ngritura.
  • Redaktoni për të siguruar qartësinë, që procesverbali juaj të jetë i lehtë për ta lexuar
  • Shkruani në të njëjtën kohë gramatikore gjatë gjithë dokumentit.
  • Shmangni përdorimin e emrave të pjesëmarrësve, përveç në rast të mocionit.
  • Shmangni komentet personale.
  • Nëse keni nevojë t’u referoheni dokumenteve të tjera, bashkëngjitni ato në një shtojcë ose tregoni se ku mund të gjenden. Mos i rishkruani ose përmblidhni ato.

Shpërndarja e procesverbalit

Si drejtor i shkollës, ju doni që procesverbali të jetë transparent dhe i lehtë për të punuar me të. Është roli juaj ta shpërndani atë. Një seksion i mbyllur në faqen e internetit të shkollës është një vend i mirë. Jep qasje, ruhet mirë dhe nuk përdorni shumë letra. Metoda e shpërndarjes do të varet nga mjetet që ju dhe shkolla juaj i përdorni. Për shembull, nëse përdorni një mjet përpunimi të tekstit që nuk ofron ndarjen në internet, mund të dëshironi të krijoni një PDF të dokumentit dhe ta dërgoni bashkë me dokumentet e tjera me anë të postës elektronike. Megjithatë, para se t’i ndani këto, sigurohuni që ato janë rishikuar, redaktuar dhe/ose miratuar për qarkullim.