Planifikimi i modeleve të të ngrënit më të shëndetshëm

Living Democracy » Principals » NUTRICIONI » Përgatitja » Planifikimi i modeleve të të ngrënit më të shëndetshëm


Kur promovoj modele më të shëndetshme të të ngrënit në shkollën time, si drejtor i shkollës, duhet të vendos:

  1. A do të imponoj zgjidhjen më të mirë (më të shëndetshme)?
  2. A do të kërkoj konsensus (me plot kompromis)?

Nga një këndvështrim demokratik dhe i qëndrueshëm, qasja e konsensusit është më e përshtatshme.

Pse konsensus?

Është një proces i hapur, pjesëmarrës dhe demokratik ku zëri i secilit llogaritet

  1. Bazuar në parimet e grupit – vlera e bazuar në besim, bashkëpunim, vullnet të mirë
  2. I mirë për grupe të mëdha – proces dinamik që lejon ndërtimin e ideve mbi njëra-tjetrën
  3. Sipas natyrës, nuk është që kërkon kohë
  4. Është vështirë për ta penguar atë në mënyrë të fshehtë ose për të ndikuar – i detyron njerëzit të marrin përgjegjësi për veprime penguese

Konsensusi është një proces për pranimin e propozimeve. Njerëzit të cilët nuk pajtohen janë përgjegjës për të shprehur shqetësimet e tyre. Asnjë vendim nuk merret derisa të adresohen shqetësimet. Kur shqetësimet mbesin edhe pas diskutimit dhe debatit, individët mund të pranojnë të mos pajtohen duke i konfirmuar shqetësimet e pazgjidhura dhe duke qëndruar mënjanë për të lejuar që propozimi të shkojë në miratim. Vendimi nuk supozon se të gjithë pjesëmarrësit janë në pajtim të plotë. Nëse shumë njerëz kanë rezerva ose kundërshtime të forta, propozimi ose projekti ndalet (për momentin).


Hapat themelorë:

Niveli 1:

  • Paraqitja e propozimit
  • Sqarimi i pyetjeve
  • Diskutimi i përgjithshëm
  • Prova për konsensus

Niveli 2:

  • Renditja e të gjitha shqetësimeve
  • Diskutimi
  • Thirrja për konsensus

Niveli 3:

  • Ritheksimi dhe të marrurit me secilin shqetësim
  • Sqarimi i pyetjeve për secilin shqetësim
  • Diskutimi i secilit shqetësim veç e veç
  • A janë zgjidhur shqetësimet

Opsionet përmbyllëse:

  • Mosmbështetja
  • Rezervimi
  • Qëndrimi mënjanë
  • Bllokimi
  • Sfondi: Për çfarë po flasim? Çështja e ngritur – cili është problemi? Sqaroni problemin – vendoseni në kontekst. Diskutoni, nxirrni një larmi idesh, shqetësimesh dhe këndvështrimesh – shqyrtoni zgjidhjet e mundshme dhe problemet e mundshme me ato zgjidhje. Hartoni një propozim / Propozimi i bërë. Sqarimi i pyetjeve, shqetësimeve. Diskutim / Ndryshime miqësore. Ritheksoni propozimin. Testoni për konsensus. Brenga të forta / kundërshtime, Qëndrime mënjanë, Bllokime. Konsensusi arrihet.