Mësimdhënia si faktor i demokracisë

Living Democracy » Principals » TË NXËNIT » Veprimi » Mësimdhënia si faktor i demokracisë
Objektivat e të nxënit Mësuesit bëhen të vetëdijshëm për qëndrimet dhe praktikat që lidhen me diversitetin, dhe pranojnë njëri-tjetrin si pjesë të grupit.
Ata bëhen të vetëdijshëm për diversitetin në mesin e nxënësve në shkollën e tyre duke vëzhguar sjelljen e tyre gjatë pushimeve.
Ata reflektojnë mbi të dhënat që i kanë mbledhur dhe i analizojnë ato.
Ata i lidhin perspektivat e hulumtimit cilësor dhe sasior.
Detyrat Mësuesit arrijnë te një përkufizim i përbashkët i të nxënit dhe e zbatojnë atë brenda dhe jashtë klasës.
Ata i hulumtojnë kushtet e shkollës së tyre jashtë klasës.
Ata punojnë me statistika dhe paraqesin rezultatet e tyre.
Burimet Fletë dhe stilolapsa, fleta pune
Metodat Punë individuale, punë në grup, diskutim plenar

Mësuesit e shkencës shpesh e kanë të vështirë të imagjinojnë qeniet e gjalla prapa shifrave dhe të dhënave. Anasjelltas, mësuesit e arteve kanë vështirësi të punojnë me shifra abstrakte që qëndrojnë për qeniet e gjalla. Në të dyja rastet ekziston një hendek midis rezultateve të të nxënit që këta mësues presin dhe jetës së vërtetë siç e përjetojnë nxënësit. Ky projekt kërkimor mbi jetën në komunitetin e shkollës ndihmon për ta kapërcyer hendekun ndërmjet perspektivave të hulumtimeve cilësore dhe sasiore.

Rëndësia e temës së këtij projekti kërkimor është e lidhur ngushtë me edukimin për demokracinë dhe të drejtat e njeriut: Shoqëritë tona janë të ndryshme në aspektin kulturor dhe grupet kulturore formojnë shumicën dhe pakicën. Kjo strukturë pasqyrohet në identitetet e ndryshme të nxënësve në komunitetin e shkollës. Kur nxënësit ndërveprojnë me njëri-tjetrin, ndërveprimi ndërpersonal bart gjithashtu një dimension ndërkulturor, për shembull midis djemve dhe vajzave, por edhe përtej grupeve gjinore. Ndërveprimi dhe dialogu ndërkulturor janë thelbësore për një komunitet demokratik të shkollës.

Në Demokracia në veprim, Vëll. II, Rritemi në demokraci, fq. 36-40, mësimet 1 – 3 përqendrohen në ndërveprimin dhe dialogun ndërpersonal dhe ndërkulturor në komunitetin e shkollës. Mësimet janë të dizajnuara për nxënësit. Mos ndryshoni asgjë, thjesht përdorni ato në nivelin e të kuptuarit dhe reflektimit të mësuesve. Mos i lini jashtë mësimet 2 dhe 3. Ato përmbajnë një udhëzues për një proces të kërkimit cilësor dhe sasior dhe tregojnë një lidhje të mirë të jetës brenda dhe jashtë klasës.

http://living-democracy.com/sq/textbooks/volume-2/unit-3/lesson-1/
http://living-democracy.com/sq/textbooks/volume-2/unit-3/lesson-2/
http://living-democracy.com/sq/textbooks/volume-2/unit-3/lesson-3/
http://living-democracy.com/sq/textbooks/volume-2/students-manual-10/student-handout-1/student-handout-11/
http://living-democracy.com/sq/textbooks/volume-2/students-manual-10/student-handout-1/student-handout-12/

Për dialogun ndërkulturor si një element i qenësishëm në kulturën demokratike, si në shkollë ashtu dhe në shoqërinë në tërësi, shih fletën e punës „Kompetencat për Kulturë Demokratike: Diagrami“ dhe/apo Kompetencat për kulturë demokratike, fq. 19 e tutje.