Ushqimi gjithëpërfshirës!

Living Democracy » Principals » NUTRICIONI » Veprimi » Ushqimi gjithëpërfshirës!
  1. Mbani mend se kulturat, fetë dhe etnitë ndikojnë në shprehitë e ngrënies dhe zakonet e ushqimit. Për shembull, disa fe kanë rregulla dhe udhëzime dietike në lidhje me përgatitjen e ushqimit dhe për atë çfarë njerëzit mund ose nuk mund të hanë, ose të tjerat zgjedhin dieta specifike, si vegjetariane ose vegane. Cilat janë dietat specifike që anëtarët e stafit dhe nxënësit i kanë në shkollën tuaj?
  2. Përqafoni dhe promovoni larminë e dietave kulturore, fetare, etnike dhe zakoneve ushqimore. Pasuroni kafenenë e shkollës tuaj në mënyrë që të akomodoni dhe respektoni nxënësit dhe stafin me prejardhje të ndryshme etnike, fetare dhe të tjera, dhe furnizohuni me ushqime sipas nevojave dhe preferencave të të gjithëve. Përpiquni t’u shtoni ushqimeve barishte dhe erëza, si borzilok, spec djegës, rigon, hudhër, këri, të cilat mund të zëvendësojnë kripën dhe yndyrën e ngopur duke dhënë aroma etnike në pjatat që ofron.
  3. Mbani mend se pijet janë gjithashtu ushqim!
    Shumë kultura ofrojnë pije të shijshme, të tilla si pije frutash, pije prej qumështi, kafe të pasura, çaj bimor, pije të fermentuara tradicionale nga perime që mund të shërbejnë si ushqime të shkëlqyeshme, të shëndetshme në kafenetë tuaja.
  4. Inkurajoni nxënësit dhe prindërit të përgatisin pjatat tradicionale së bashku. Përfshini fëmijët në përzgjedhjen dhe blerjen e përbërësve për një vakt dhe njihni ata në udhëzimet e gatimit. Rritni pjesëmarrjen e tyre në përcaktimin për vaktet dhe në procesin e përgatitjes.
  5. Festoni tubimet dhe mbrëmjet kulturore me pjatat e përgatitura nga prindërit dhe fëmijët. Ofrojuni nxënësve dhe stafit mundësinë për t’i shijuar pjatat nga kulturat dhe traditat e ndryshme. Diskutoni për shijen, ngjyrën, formën, aromën, strukturën e ushqimeve të ndryshme si dhe për zakonet që lidhen me ngrënien në vendet nga vijnë. Kërkoni përzierjen e kulturave në kuzhinën tuaj etnike dhe diskutoni për ngjashmëritë dhe dallimet. Dekoroni hapësirën me vepra arti ose vepra artizanale nga vendi i origjinës së pjatave të përgatitura.