Çështjet e diskutueshme në kurrikulë – Lehtësimi i diskutimit

Living Democracy » Principals » ÇËSHTJET E DISKUTUESHME » Çështjet e diskutueshme në kurrikulë » Çështjet e diskutueshme në kurrikulë – Lehtësimi i diskutimit

Si i paraqitni çështjet diskutueshme për diskutim në klasë? Të kërkuarit nga nxënësit që thjesht të marrin anë dhe të argumentojnë për ose kundër një propozimi, rrallë është e mjaftueshme. Kjo nuk e krijon drejtësinë për vështirësinë e çështjeve apo për mungesën e informacionit që disa njerëz kanë për to.

‘PAJTOHEM, NUK PAJTOHEM, NUK E DI’

Në tri mure të klasës, vendosni shënimet ‘PAJTOHEM, ‘NUK PAJTOHEM’ dhe ‘NUK E DI’. Lexoni një deklaratë për një çështje të debatueshme, p.sh., “Është e gabuar të hani mish”. Kërkojuni nxënësve që individualisht të reflektojnë rreth deklaratës dhe të shkojnë te muri që më së miri e reflekton mendimin e tyre, d.m.th. nëse ata pajtohen me të, nuk pajtohen me të, ose nuk e dinë se çfarë të mendojnë. Riorganizoni karriget dhe tavolinat në mënyrë që nxënësit të ulen në rresht përgjatë mureve që kanë zgjedhur, me fytyrë nga brenda. ‘PAJTOHEM’ dhe ‘NUK PAJTOHEM’ duhet të kenë përballë njëri-tjetrin, me ‘NUK E DI’ në murin anash tyre. Jepuni nxënësve mundësinë për të shprehur dhe diskutuar mendimet e tyre, me radhë, një person njëherësh, siç vijon:

  • Anëtarët e grupit ‘PAJTOHEM’ ua drejtojnë argumentet anëtarëve të grupit ‘NUK PAJTOHEM’
  • Anëtarët e grupit ‘NUK PAJTOHEM’ ua drejtojnë kundërargumentet grupit ‘PAJTOHEM’
  • Grupet ‘PAJTOHEM’ dhe ‘NUK PAJTOHEM’ ndërveprojnë me argumentet e njëri-tjetrit
  • Anëtarët e grupit ‘NUK E DI’ i shfaqin mendimet e tyre, sado të hutuar që mund të jenë, dhe kanë rast t’u bëjnë pyetje grupeve ‘PAJTOHEM’ dhe ‘NUK PAJTOHEM’
  • Grupet ‘PAJTOHEM’, ‘NUK PAJTOHEM’ dhe ‘NUK E DI’ ndërveprojnë me argumentet dhe pyetjet e njëri-tjetrit.

Ky lloj aktiviteti kërkon të paktën një orë e gjysmë, ndoshta edhe më shumë. Për ta përmbyllur, ju mund t’u kërkoni nxënësve të reflektojnë mbi gjendjen e opinioneve të tyre pas aktivitetit, të identifikojnë pikat më të spikatura të debatit, ose të marrin në konsideratë se si mund ta shqyrtojnë çështjen më në thellësi.