Rëndësia e reflektimit dhe informacionit kthyes: Shqyrtoni së bashku profilin e ekipit tuaj

Living Democracy » Principals » UDHËHEQJA » Stili demokratik i udhëheqjes së shkollës » Rëndësia e reflektimit dhe informacionit kthyes: Shqyrtoni së bashku profilin e ekipit tuaj

Një mjet për të reflektuar rreth roleve në ekip bazuar në Meredith Belbin

Në udhëheqje demokratike të shkollës, anëtarët e stafit tuaj, në mënyrë ideale, duhet të formojnë një ekip. Secili mësues do të tregojë karakterin dhe talentet specifike të tij apo saj. Sidoqoftë, është e mundur të dallohen grupimet e mënyrave tipike të sjelljes ose roleve, që njerëzit priren t’i zhvillojnë në një ekip.

Një model ideal i ekipit përfshin nëntë role të ndryshme. Secili prej roleve është thelbësor për suksesin e një ekipi. Secili rol ka pikat e forta dhe të dobëta dhe, meqenëse nuk mund të jeni në gjendje të ndryshoni njerëzit, balancimi i pikave të tyre të forta dhe të dobëta përmes roleve të anëtarëve të tjerë të ekipit është çelësi i suksesit të një ekipi. Ky model i roleve të anëtarëve të ekipit mund ta ndihmojë stafin tuaj të reflektojë rreth bashkëpunimit të tyre dhe të identifikojë arsyet e suksesit, dështimit dhe problemeve të tyre si ekip. Ky mjet mund t’ju ndihmojë juve dhe stafit tuaj të vlerësoni perceptimet tuaja për njëri-tjetrin dhe të qartësoni rolet tuaja.

Roli Fuqitë Dobësitë
Koordinatori Koordinatorët janë udhëheqës të orientuar në personin. Ata janë të besueshëm, dominues dhe të përkushtuar në qëllimet e ekipit. Këta mendimtarë pozitivë vlerësojnë përpjekjet e anëtarëve të tjerë të ekipit, dëgjojnë të tjerët dhe kanë këndvështrimin e tyre. Koordinatorët mund të delegojnë tej mase detyra te të tjerët, duke i lënë vetes pak punë për të bërë.
Formuesi Formuesit janë udhëheqës energjikë të përqendruar në detyra, me një motivim të lartë për të arritur dhe fituar. Ata janë të përkushtuar për sukses dhe do t’i “formojnë” të tjerët në arritjen e qëllimeve të ekipit. Formuesit mund të jenë agresivë në përpjekjen e tyre për t’i përfunduar gjërat dhe për t’i arritur qëllimet. Dy ose tre formues në një grup mund të çojnë në konflikte dhe në luftë të brendshme.
Bima Bimët janë krijues të ideve që karakterizohen nga një inteligjencë e lartë dhe mund të jenë të mbyllur, ndërsa gjithashtu janë dominues dhe origjinalë. Ata priren të marrin qasje radikale dhe janë më shumë të shqetësuar me çështje madhore sesa me detaje. Bimët priren të mos përfillin detajet dhe perspektivat praktike. Ata mund të jenë harrestarë.
Hetuesi i burimeve Hetuesit e burimeve hulumtojnë mundësitë dhe zhvillojnë kontakte. Ata janë negociatorë të mirë që mund të gjejnë informata relevante, të mbështesin dhe zhvillojnë ide të të tjerëve. Ata janë të shoqërueshëm dhe entuziastë, të mirë në punën e ndërlidhjes dhe gjurmimit të burimeve jashtë grupit. Hetuesit e burimeve kanë prirje të humbasin interesin pasi fillimisht janë magjepsur nga një ide. Idetë e tyre janë më pak novatore, dhe ata mund të mos e shohin një detyrë thellësisht.
Zbatuesi Zbatuesit janë të disiplinuar, praktikë, të besueshëm dhe tolerantë. Ata karakterizohen nga ankthi i ulët dhe punojnë për ekipin në një mënyrë praktike, reale. Zbatuesit priren t’i kryejnë detyrat që të tjerët nuk duan t’i kryejnë, dhe i kryejnë mirë ato. Punëtorët ekiporë priren të jenë të pavendosur në çaste krizash dhe ngurrojnë të bëjnë gjëra që mund të dëmtojnë të tjerët.
Punëtori ekipor Punëtorët ekiporë janë të shoqërueshëm dhe kanë një ndikim pozitiv në anëtarët e tjerë të ekipit. Ata vazhdojnë të mbajnë lart frymën e ekipit dhe i lejojnë anëtarët e tjerë të kontribuojnë në mënyrë efektive. Ata shpesh kanë aftësi diplomatike, dell të mirë humori dhe janë dëgjues të mirë. Punëtorët ekiporë priren të jenë të pavendosur në çaste krizash dhe ngurrojnë të bëjnë gjëra që mund të dëmtojnë të tjerët.
Mbaruesi plotë Mbaruesit e plotë i kushtojnë vëmendje detajeve dhe përmbushjes së plotë të detyrave. Ata janë të qëndrueshëm, punëtorë dhe të përgjegjshëm. Mbaruesit e plotë janë perfeksionistë, të cilët priren të jenë të shqetësuar tej mase dhe ekstremë. Ata preferojnë të mos i delegojnë detyrat.
Vlerësuesi vëzhgues Vlerësuesit vëzhgues janë shpesh gjykues, të matur dhe inteligjentë. Ata kontribuojnë më së shumti kur duhet të merren vendime të rëndësishme. Ata janë të aftë në analizë dhe krahasim dhe nuk çorientohen nga emocionet. Vlerësuesit vëzhgues mund të jenë të mërzitshëm ose tej mase kritikë. Ata nuk janë të mirë në frymëzimin e të tjerëve dhe priren të jenë të ngadalshëm në vendimmarrje.

Është interesante të theksohet se çdo person ka një predispozitë për dy, tri, ose ndonjëherë edhe më shumë role të përshkruara më lart. Kjo gjë varet nga ekipi dhe rrethanat se cilin rol një anëtar e përmbush. Nëse stafi juaj zbulon se role të caktuara mungojnë, duhet të diskutohet se si dhe nga kush mund të plotësohet hendeku.