Çfarë, pse, për çfarë dhe si mësojmë të ndikojmë në mënyrën se si qytetarët e shohin veten në një shoqëri?

Living Democracy » Principals » TË NXËNIT » Ndërgjegjësimi » Çfarë, pse, për çfarë dhe si mësojmë të ndikojmë në mënyrën se si qytetarët e shohin veten në një shoqëri?

Shkolla është vendi ku nxënësit përgatiten për rolet e tyre si qytetarë dhe vendimmarrës në jetën e tyre prej të rriturve. Për më tepër, shkolla është më shumë se një vend ku nxënësit përgatiten për jetën – shkolla është jeta. Ndërsa edukatorët dhe nxënësit e pranojnë këtë fakt, drejtori duhet të përqafojë sfidën e udhëheqjes nëpër këtë rrugë.

Çështja se çfarë, pse, për çfarë dhe si mësojmë, nuk duhet të merret me lehtësi. Ajo është çështja kryesore së cilës profesionistët dhe praktikuesit e mësimdhënies duhet t’i përgjigjen sa herë që mendojnë se si t’u shërbejnë më së miri nxënësve të tyre. Kjo ju udhëheq juve si drejtor i shkollës dhe veçanërisht ata mësues që i vënë vetes qëllimin që të gjithë nxënësit të arrijnë rezultatet më të mira të mundshme, që të përvetësoni një qasje me nxënësit në qendër. Çfarë do të thotë kjo?

Kutia e dhuratës, e mbështjellur

Në fillim të vitit shkollor, secili mësues, në duart e tij apo saj, mban një kuti dhurate të mbështjellur. Përmbajtjet e saj janë përshkruar si kurrikula apo edhe tekstet shkollore që do t’u ofrohen nxënësve dhe që do të mësohen në një nivel të caktuar. Në një masë më të vogël, kutia e dhuratave përmban pjesë të shkencës. Ministria e arsimit ose autoritetet lokale kanë bashkuar përmbajtjen themelore. I mbetet mësuesit të vendosë se si ta përgatisë këtë kuti, si t’ua paraqesë atë nxënësve me udhëzime pas hapjes së saj. Megjithëse përmbajtjet mund të jenë e njëjta, mësuesit mund të gjejnë shumë mënyra për t’i rregulluar ato në kuti. Ata gjithashtu mund të improvizojnë se çfarë dhe si të korrigjojnë nga përmbajtja, si ta mbështjellin dhe ta dekorojnë, si t’ua japin atë nxënësve me sugjerimet për mënyrat e hapjes së saj. Edhe në qoftë se kjo procedurë, që i përket procesit të mësimdhënies dhe të nxënit, përsëritet çdo vit, ka aq shumë mënyra të ndryshme për çdo hap, sa që ndërveprimi ndërmjet nxënësve dhe mësuesve mund të provohet si i ri dhe i ndryshëm çdo herë.

Çfarë e përbën një kuti dhurate?

Një kuti e mbështjellur është interesante në vetvete dhe është edhe më interesante nëse mbështjellja e saj i bën përshtypje marrësit. Kur përzgjedh një dhuratë, njeriu ose e ka në mendje interesin e vet, ose të marrësit. Varësisht se çka ka zgjedhur dhuruesi, një kuti dhurate e mbështjellur mund të jetë kënaqësi ose fatkeqësi. Mësuesit kanë të gjitha mjetet në dorë për t’u siguruar që kjo dhuratë të jetë sukses. Ata e zotërojnë shkencën e tyre dhe përmes përvojës ata dinë shumë për nevojat dhe interesat e nxënësve. Kurioziteti është karakteristikë e natyrshme e njerëzimit. Ne i detyrohemi kuriozitetit për evolucionin e qytetërimit. Nëse mësuesit kanë sukses në paraqitjen e lëndës së tyre si një objekt që duhet zbuluar ose çmbështjellur, dhe nëse po ashtu arrijnë të ngjallin kuriozitet rreth saj, ata do t’i ndihmojnë nxënësit t’i shpiejnë interesat e tyre përtej çështjeve të tyre personale dhe të zgjerojnë horizontin e tyre në kërkim përtej sferës së tyre personale të jetës.

Çfarë lloj hapësi i kutisë së dhuratave jeni?

Pavarësisht nëse një kuti dhurate hapet vetëm ose së bashku me të tjerët, ka disa mënyra për të përdorur një objekt krejt të ri. Disa kanë nevojë për doracak përpara se ta prekin, ndërsa të tjerët janë të gatshëm t’i pranojnë pikëpamjet dhe sugjerimet e kujtdo që ndodhet pranë. Një grup i tretë, që nuk ka nevojë për asnjërën nga këto më sipër, merr ca kohë për të parë, prekur dhe eksperimentuar vetë. Në të gjitha situatat, e gjithë kjo ngjarje përfshin të paktën dy persona, dhënësin dhe marrësin, por ajo ka ndikim në një numër më të madh njerëzish përreth. Në të vërtetë, është diçka si flutura që i përplas krahët e saj diku në jug dhe tornadoja tërbohet larg në veri. Është një konstruksion shoqëror. Kompetencat janë të nevojshme për ta shfrytëzuar mirë paketën, duke përfshirë ca njohuri për përmbajtjet, të kuptuarit e karakteristikave të tyre, por edhe metodat dhe aftësitë për t’i paraqitur dhe diskutuar ato, ashtu sikurse edhe një qëndrim përgjegjësie që çpaketimi, pronësia dhe përdorimi i përmbajtjeve mund të krijojë.

Është interesante se përmbajtjet mund të jetë të ndryshme, por procesi i trajtimit është në thelb i ngjashëm. Ajo që është më interesante është se ky proces është vendimtar për vetëvlerësimin dhe rolin e nxënësve si qytetarë në një shoqëri. Ajo që është edhe më interesante është se drejtori i shkollës është ai që e bën gjithë këtë kremtim, sepse ka të bëjë me profesionin e të gjithë mësuesve, pavarësisht nga profilet e tyre specifike.