Menaxhimi i çështjeve të diskutueshme në klasë – Rolet e mësuesve?

Living Democracy » Principals » ÇËSHTJET E DISKUTUESHME » Trajtimi i çështjeve të diskutueshme në mënyrë të sigurt » Menaxhimi i çështjeve të diskutueshme në klasë – Rolet e mësuesve?

Ashtu si të gjithë të tjerët, mësuesit kanë të drejtë për pikëpamjet e tyre. Por kjo nuk do të thotë që ata duhet t’i ndajnë ato me nxënësit e tyre, ose që ata t’i favorizojnë pikëpamjet që janë në përputhje me të vetat. Pra, anën e kujt duhet ta marrë mësuesi gjatë një diskutimi në klasë?

Nuk është çështja për të marrë njërën anë apo tjetrën. Qëllimi është të ndihmohen nxënësit të mësojnë. Për t’i ndihmuar ata ta bëjnë këtë, ekziston një varg rolesh që një mësues mund t’i luajë në klasë. Këtu janë gjashtë role të ndryshme dhe situatat në të cilat mund t’i përdorni ato.

“UDHËHEQËSI I PAANSHËM”

Sigurohuni që të gjithë nxënësit janë në gjendje të shprehin një pikëpamje, por mos bëni komente.
Përvetësojeni këtë rol kur nxënësit janë të informuar mirë dhe diskutimi është i balancuar si duhet

“AVOKATI I DJALLIT”

Shprehni një pikëpamje të kundërt me atë që e shprehin nxënësit
Aplikoni këtë rol kur shumica e nxënësve e shprehin opinionin e njëjtë

“ALEATI”

Mbani anën e një nxënësi apo një grupi specifik të nxënësve
Përdorni këtë strategji për të mbështetur nxënësit më të dobët apo grupin e margjinalizuar

“AUTORITETI PUBLIK”

Informoni nxënësit për pikëpamjen zyrtare
Përvetësojeni këtë qëndrim kur merreni me çështje të të drejtave të njeriut, një politikë zyrtare të shkollës apo një dekret qeveritar

“SHPJEGUESI”

Shpalosni një varg mundësish dhe argumentesh të ndryshme
Rol i dobishëm kur nxënësit janë të pavetëdijshëm për pozicionet e ndryshme apo argumentet mbështetëse

“QYTETARI”

Përvetësojeni këtë rol për ta bërë të ditur pikëpamjen tuaj
Përdorni këtë strategji kur paanshmëria juaj vihet në dyshim nga nxënësit