Fusha të rëndësishme të veprimit

Living Democracy » Principals » PJESËMARRJA » Përgatitja » Fusha të rëndësishme të veprimit

Seksioni “Përgatitja” ju ofron katër butona që ju dërgojnë në pyetësorë të ndryshëm për të reflektuar mbi fushat e rëndësishme të veprimit në lidhje me praktikat demokratike në shkolla.

  1. Përfshirja e nxënësve, prindërve dhe komunitetit
  2. Mësuesit dhe drejtorët (praktika dhe bashkëpunimi)
  3. Vendimmarrja, komunikimi dhe fuqia
  4. Atmosfera e shkollës, transparenca dhe iniciativa

Këta pyetësorë mund të përdoren në mënyra të ndryshme për të marrë një pasqyrë të qartë të një pike fillestare të mundshme për veprim në shkollën tuaj.

Mundësitë për të punuar me materialet e mëposhtme

a) Plotësoni të gjithë pyetësorët vetë si drejtor dhe zbuloni se cilat fusha të veprimit janë të suksesshme dhe cilat kërkojnë mbështetje dhe zhvillim shtesë në shkollën tuaj.

b) Lejoni personelin e shkollës t’i plotësojë pyetësorët dhe analizoni ata së bashku. Pastaj, ju e filloni një diskutim mbi bazën e rezultateve. Mundohuni të kuptoni më mirë se çfarë ju befason apo godet. Duke vepruar kështu, krijoni një listë të prioriteteve të fushave të veprimit për praktikën e demokracisë në shkollën tuaj.

c) Shënim: Në seksionin «listat e kontrollit, planet e veprimit dhe metodat» ka një përshkrim të një mjeti falas të anketimit në internet (i drejtuar nga Google). Ju mund t’i kopjoni pyetjet në këtë mjet dhe të filloni një studim në internet (online) me mësuesit tuaj. Sistemi i paraqet menjëherë rezultatet, të cilat mund të diskutohen më tej me mësuesit tuaj.

d) Përdorni pyetësorin ose disa pyetje nga aty si bazë për vëzhgime. Informuohuni deri në detaje me praktikat e tanishme në shkollën tuaj dhe në klasë. Ju mund të bëni vëzhgime të rregullta gjatë një periudhe kohe për të mbledhur më shumë informacion. Kontrollojeni pyetësorin me stafin tuaj nëse është e nevojshme.

e) Ju mund të zgjidhni fusha specifike të veprimit ose pyetje nga pyetësorët. Përdorni ato si një pikënisje për diskutime me stafin mësimor dhe për të rritur ndërgjegjësimin për një çështje specifike.

Shënim 1: Në vend që të zgjidhni vetëm një variant, ju mund të kombinoni edhe disa variante. Për shembull, ju mund të plotësoni vetë pyetësorët, pastaj të bëni një studim me mësuesit, ndjekur nga një diskutim i rezultateve. Më në fund, ju vëzhgoni dhe mblidhni informacione rreth aspekteve specifike në shkollën tuaj.

Shënim 2: Për ndihmë për punën në fushat e veprimit që keni identifikuar për shkollën tuaj, këshillohuni me seksionin “veprimi”.