Kartat e aktivitetit, të kombinuara

Living Democracy » Principals » SHKOLLA AKTIVE » Veprimi » Kartat e aktivitetit, të kombinuara

Pushimet e aktiviteteve fizike – Pushimet e aktiviteteve janë aktivitete të shkurtra prej 10 – 15 minutash që synojnë t’u japin nxënësve energji dhe përqendrim. Pushimet e aktiviteteve mund të kenë forma të ndryshme dhe mund të kryhen në çfarëdo hapësire. Ato janë veprimtari të shkëlqyeshme hyrëse për aktivitetin fizik të integruar në mësime (shihni kompletin e dytë të kartave).

Pse?

Shumica e fëmijëve të shkollave fillore e kalojnë mesatarisht 70% të kohës së tyre në klasë, ulur. Kjo paraqet rrezik për shëndetin e tyre. Rregulli i natyrshëm i klasës ka qenë gjithmonë që nxënësit të ulen. Pavarësisht nëse kjo përfshin të folurit, diskutimin, punën në grupe, ose të dëgjuarit e mësuesit, shumicën e kohës e gjithë kjo bëhet nga rehatia e karriges.

20 kartat e paraqitura këtu u ofrojnë mësuesve të shkollës suaj 20 mënyra për të kombinuar aktivitetet fizike dhe të mësuarit akademik. Rezultati do të jetë i lehtë për t’u parë: përqendrim më i mirë DHE shëndet më i mirë për 50 vjet!