Çështjet e diskutueshme – Pse është mirë të flitet?

Living Democracy » Principals » ÇËSHTJET E DISKUTUESHME » Çështjet e diskutueshme në shkollë » Çështjet e diskutueshme – Pse është mirë të flitet?

Është joshëse që të përpiqeni të qëndroni larg çështjeve të diskutueshme në shkollë. Ju mund të mendoni se diskutimi i këtyre çështjeve në mënyrë të hapur, vetëm do të krijojë më shumë ndjenja të pakëndshme, që nxënësit nuk do të jenë në gjendje t’i përballojnë, ose se do të ketë ankesa.

Kjo nuk është mënyra demokratike. Mënyra demokratike e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe konflikteve të opinionit është të flisni për to. Është e rëndësishme që të diskutohen çështjet, në mënyrë të hapur dhe me respekt. Të mësuarit se si të bëhet kjo, është një nga mësimet më të rëndësishme që një shkollë mund ta ofrojë.

Më poshtë janë disa arsye të tjera pse mund të jetë mirë të flitet për çështje të diskutueshme në shkollë. Cilat mendoni se janë më të rëndësishmet? Mundohuni t’i renditni ato në një shkallë nga 1-10. Ky është një ushtrim që mund ta bëni edhe me nxënësit, stafin ose prindërit.

1. Zhvillon kompetencën e të menduarit kritik dhe analitik
2. I përgatit nxënësit të merren me kontradiktat, që me gjasë, do t’i ndeshin në të ardhmen
3. U jep nxënësve një mundësi për t’u shprehur
4. I ndihmon nxënësit të krijojnë një ide të asaj që shohin e dëgjojnë në media sociale
5. I ekspozon nxënësit ndaj të kuptuarit më të gjerë të botës
6. I bën mësimet shkollore më realiste dhe të përditësuara
7. I bën nxënësit të ndihen të vlerësuar nga shkolla dhe shoqëria
8. I ndihmon nxënësit të respektojnë njerëzit me pikëpamje dhe sfond të ndryshëm
9. Nxjerr në pah dezinformatat dhe lajmet e rreme në media sociale
10. U jep nxënësve vetëbesim dhe ndjenjë të vetefikasitetit

Sigurisht, kjo nuk do të thotë që të gjitha çështjet, sado të diskutueshme, duhet të diskutohen në shkollë. Ajo që tregon ky ushtrim është se ka shumë për t’u përfituar nga biseda përmes çështjeve të diskutueshme në shkollë, nëse mund t’i trajtoni ato në mënyrë të sigurt.