Çështjet e diskutueshme dhe kultura e shkollës – Inkurajimi i zërit të nxënësve në klasë

Living Democracy » Principals » ÇËSHTJET E DISKUTUESHME » Çështjet e diskutueshme dhe kultura e shkollës » Çështjet e diskutueshme dhe kultura e shkollës – Inkurajimi i zërit të nxënësve në klasë

Është e vështirë për nxënësit të përfshihen në diskutimin e çështjeve të diskutueshme nëse tashmë nuk janë mësuar ende për të folur publikisht në shkollë. Të ofruarit e mundësive të shpeshta nxënësve për të folur në klasë, i bën ata të mësohen për të shprehur veten para të tjerëve. Kjo i ndihmon ata të fitojnë besim për të folurit në publik dhe të bëhen më të aftë në këtë proces.

E rëndësishme është që nxënësit të ndjehen të dëgjuar kur flasin, dhe se mendimet e tyre respektohen.

Një mënyrë për të ndihmuar personelin tuaj të ofrojë mundësi të mjaftueshme për zërin e nxënësve në klasat e tyre, është krijimi i një liste kontrolli për planifikimin e mësimit. Pas përdorimit të listës së kontrollit për një kohë, mësuesit do të kuptojnë se po e ndjekin atë automatikisht. Ju gjithashtu mund ta përdorni një listë të tillë për monitorimin dhe vlerësimin e njësisë mësimore.

Ja një shembull:

Lista e kontrollit për zërin e nxënësve

Në këtë njësi mësimore, a janë krijuar mundësi për nxënësit që të:

Bëjnë pyetje?
Shprehin një opinion?
Ndërveprojnë me të tjerët?
Bëjnë një sugjerim praktik?
Shfrytëzojnë votën?