Qasja tërëshkollore kundrejt praktikës në klasë

Living Democracy » Principals » NUTRICIONI » Përgatitja » Qasja tërëshkollore kundrejt praktikës në klasë

Kur pyesim: “Çfarë është shkolla”, përgjigjja varet nga këndvështrimi. Derisa disa mund të flasin për mësuesin dhe çfarë ndodh në klasë, të tjerët i referohen komunitetit të shkollës, shkollës si një element i rëndësishëm i shoqërisë, ose thjesht asaj që ndodh gjatë pushimit. Qasja tërëshkollore e pranon se të gjitha aspektet e komunitetit shkollor kanë një ndikim. Kjo vlen veçanërisht për nutricionin që ndikon në shëndetin dhe mirëqenien e të gjithëve. Shëndeti i mirë si një qasje e përgjithshme dhe të ushqyerit e shëndetshëm si një nga elementet e tij duhet të jenë një shqetësim tërëshkollor pasi dihet mirë se sa ngushtë janë të lidhura të nxënit dhe mirëqenia. Duke pasur parasysh që të rinjtë kalojnë pjesën më të madhe të 15-20 viteve të tyre të para në mjedisin shkollor, ndërsa mësuesit dhe stafi i shkollës ndoshta shumë dekada, shkolla nuk është vetëm pika qendrore e të nxënit akademik, por edhe vend i zhvillimit shoqëror, emocional dhe fizik, në të vërtetë është një vend ku konsumohen shumë ushqime dhe pije. Shkolla është vendi, ku të gjithë anëtarët e kësaj shoqërie model bëjnë miq, zhvillojnë marrëdhënie të shëndetshme, mësojnë të merren me vështirësi dhe hanë së bashku. Udhëheqja demokratike nuk pasqyron vetëm sistemin e zgjedhur politik të një shteti, por përfaqëson edhe komunitetet kulturalisht diverse. Ku tjetër ekzistojnë llojshmëri të tilla të traditave dhe zakoneve, pos në ushqim? A është e mundur që vështirësi sot nuk janë këto shprehi të të ngrënit tradicionale ose të rajoneve ose kombësive ndryshme, por përkundrazi, prodhimi masiv i globalizuar i produkteve ushqimore të gatshme, të cilat janë të lehta dhe të lira për t’u blerë dhe konsumuar? Duhet të jetë e mundur që së bashku me komunitetin e shkollës të zhvillohet një mjedis shkollor dhe kulturë e ushqimit, që promovon shëndet dhe shprehi të mira të të ushqyerit.

Duke ditur faktet e të ushqyerit jo të shëndetshëm, duhet të jetë e lehtë: udhëheqësi i një shkolle thjesht nuk lejon ushqime të caktuara të sjellura nga shtëpia, ose në kantinën e shkollës, ose në kioskat dhe dyqanet e vogla në kampusin e shkollës. Sidoqoftë, përvoja tregon se ndalimi prodhon koncepte për ta minuar atë. Një udhëheqës i orientuar në mënyrë demokratike e di se pjesëmarrja është baza për zgjidhje të qëndrueshme: Arsyetimet profesionale për udhëheqjen demokratike në shkolla janë të bazuara në vetë natyrën e demokracisë dhe në kontekstet sociale të komuniteteve tona. Arritja e një konsensusi demokratik mbi çështjet, midis palëve të përfshira në arsim, është shpesh e vështirë në komunitetet diverse të sotme. Prandaj, udhëheqësit e shkollës duhet të përpiqen të nxisin një atmosferë të ndjeshmërisë ndaj vlerave të të tjerëve. Ata duhet t’i japin kuptim veprimeve të nxënësve, mësuesve, prindërve dhe anëtarëve të komunitetit me të cilët bashkëveprojnë. Shpagimi i kësaj forme autentike të udhëheqjes ndodh kur të kuptohet se orientimet e vlerave të të tjerëve u sigurojnë udhëheqësve informacione se si ata mund të ndikojnë më mirë në praktikat e të tjerëve drejt arritjes së objektivave gjerësisht të justifikueshme si ushqimi i shëndetshëm dhe shprehitë e të ngrënit të shëndetshëm. Për t’i mbajtur të gjithë të përfshirë, një udhëheqës i shkollës duhet të dijë, kush çfarë di, kush çfarë përvoje ka në fushën e një teme të caktuar. Si udhëheqës i shkollës, unë jam i vetëdijshëm për kompetencat e të tjerëve dhe ua bëj të qartë: ju lutemi mbështetni komunitetin tonë shkollor me njohuritë dhe përvojën tuaj (aftësitë)! Në kushtet e të kuptuarit demokratik, kjo gjithashtu do të thotë që ju e ndani pushtetin me të tjerët. Por, për këtë ju duhet të jeni gati.