Menaxhimi i çështjeve të diskutueshme në klasë – Çfarë aftësish u duhen mësuesve?

Living Democracy » Principals » ÇËSHTJET E DISKUTUESHME » Trajtimi i çështjeve të diskutueshme në mënyrë të sigurt » Menaxhimi i çështjeve të diskutueshme në klasë – Çfarë aftësish u duhen mësuesve?

Për të qenë në gjendje t’i trajtojnë çështjet e diskutueshme në mënyrë të sigurt në klasë, mësuesit kanë nevojë për një varg aftësish.

  • si t’i zgjedhin çështjet për diskutim
  • si të merren me bindjet dhe paragjykimet e tyre personale
  • si t’u përgjigjen shprehjeve raciste, seksiste dhe shprehjeve të tjera nënçmuese
  • si ta lehtësojnë diskutimin paanshëm
  • si t’i inkurajojnë nxënësit t’i shohin këndvështrimet tjera
  • si t’i mësojnë nxënësit që t’i diskutojnë çështjet me respekt
  • si të parandalojnë shpërthimin e emocioneve në klasë
  • si të përballen kur u mungon ekspertiza për një çështje.

Kërkoni nga stafi juaj i mësimdhënies që t’i vlerësojnë aftësitë e tyre më të dobëta sa i përket të qenit në gjendje për t’u marrë me çështjet e diskutueshme. Përdorni këtë informacion si bazë për t’i zgjedhur format e duhura të zhvillimit profesional, kur të krijohen mundësitë.