Çështjet e diskutueshme dhe kultura e shkollës – Të sigurt për të folur?

Living Democracy » Principals » ÇËSHTJET E DISKUTUESHME » Çështjet e diskutueshme dhe kultura e shkollës » Çështjet e diskutueshme dhe kultura e shkollës – Të sigurt për të folur?

Si drejtor i shkollës, do të jeni të vetëdijshëm se cilësia e jetës së përditshme dhe e kulturës së shkollës mund ta bëjë dallimin se sa mirë mësojnë dhe arrijnë nxënësit. Është pikërisht e njëjta gjë edhe me çështjet e diskutueshme. Biseda rreth çështjeve të vështira mund të jetë e pakëndshme dhe shqetësuese për mësuesit, nxënësit dhe prindërit. Prandaj, është e rëndësishme të krijohet një kulturë e shkollës në të cilën njerëzit ndjehen të lirë të flasin hapur për çështje të ndjeshme, pa frikë nga kritikat.

Kultura shkollore përkrahëse

Cilat janë elementet e një kulture të tillë? Një kulturë që ka të ngjarë të mbështesë diskutimin e çështjeve të vështira është ajo që është:

  • e sigurt – gjithkush është i lirë nga ngacmimi, thirrja me emra dhe kanosja
  • mikpritëse – gjithkush njihet si individ dhe ndihet pjesë e komunitetit të përbashkët të shkollës
  • e hapur – gjithkush është i lirë t’i formojë, t’i provojë dhe t’i shprehë idetë e veta
  • përfshirëse – gjithkush është në gjendje të marrë pjesë na baza të barabarta në çfarëdo aktiviteti të shkollës
  • respektuese ndaj të drejtave – të drejtat e njeriut të gjithkujt respektohen, posaçërisht liria e shprehjes, bindjeve e besimit, privatësia dhe liria nga trajtimi degradues
  • demokratike – gjithkush merr pjesë në vendimmarrjen në shkollë.

Rregullat e shkollës dhe politikat e sjelljes

Të pasurit e rregullave të duhura shkollore apo politikave të sjelljes dhe vënia në jetë e tyre në mënyrë të përshtatshme i kontribuon shumë krijimit të një lloj kulture që ju duhet. Kjo ka të bëjë shumë me rregullat që udhëzojnë sjelljet e përditshme në dhe përreth shkollës, ashtu sikur se edhe me rregullat që i përdorin mësuesit për të udhëhequr diskutimet në klasë.

A ka ndonjë fushë polemikash të cilën kultura mbizotëruese në shkollën tuaj i pengon mësuesit ta diskutojnë me nxënësit e tyre? Nëse po, cilat janë këto dhe pse?