Procesi pesëhapësh për veprimin pjesëmarrës

Living Democracy » Principals » PJESËMARRJA » Veprimi » Procesi pesëhapësh për veprimin pjesëmarrës

Procedura e mëposhtme me pesë hapa ilustron një proces ideal për veprim pjesëmarrës, demokratik që mund ta aplikoni në shkollën tuaj (bazuar në Fung 2004). Në këtë procedurë mund ta përfshini stafin por edhe nxënësit, prindërit dhe të tjerët që janë prekur nga çështja që do të vendoset.

  1. Përcaktimi i agjendës (Identifikimi se çfarë do të veprohet): Çështja për të cilën duhet të veprohet mund
    • të përket me implikimet e ligjeve dhe rregulloreve të përcaktuara nga autoritetet e shkollës,
    • të përket me pikëpyetjet, shqetësimet ose problemet në shkollë,
    • ose thjesht të përcaktohen hapur së bashku.
  2. Diskutim dhe propozim: Sugjerimi, arsyetimi dhe diskutimi i alternativave, propozimeve dhe strategjive për ta adresuar çështjen; Kjo fazë rezulton me një plan veprimi i cili duhet të përmbajë:
    • detyrat konkrete që duhen realizuar,
    • caktimin e detyrave njerëzve,
    • pritjet për atë që detyrat do të përmbushin sipas çështjes në fjalë, dhe
    • metodat e vlerësimit për të vlerësuar nëse janë realizuar detyrat dhe nëse janë arritur efektet e dëshiruara.
  3. Veprimi: Njerëzit përpiqen ta ndjekin planin e veprimit dhe t’i kryejnë detyrat.
  4. Vlerësimi: Pasi të ketë përfunduar veprimi, njerëzit diskutojnë se si funksionuan gjërat. As rezultati i hapit 1 dhe as rezultatet e hapave 2 dhe 3 nuk mund të sigurojnë mënyrën më të mirë të marrjes me rregulloret, zgjidhjen e një problemi, trajtimin efektiv të një shqetësimi ose përgjigjen e përsosur për një pyetje. Detyrat e zhvilluara bashkërisht në hapin 2 shprehin pritjet dhe veprimet e kryera në hapin 3 janë eksperimentale. Vlerësimi jep informacion në lidhje me rezultatet e atyre eksperimenteve.
  5. Rinisja: Sipas rezultateve të vlerësimit, procedura mund të përfundojë ose të fillojë përsëri nga fillimi. Nëse është e nevojshme, rimendoni të gjitha shqetësimet dhe strategjitë për të rritur mundësinë e rezultateve më të mira.