Integrimi i kartave të aktivitetit në planet mësimore

Living Democracy » Principals » SHKOLLA AKTIVE » Veprimi » Integrimi i kartave të aktivitetit në planet mësimore

Aktiviteti fizik mund të integrohet lehtë në mësimet akademike ekzistuese. Lëvizjet mund të integrohen në problemet e matematikës, njohjen e shkronjave dhe fjalëve, leximin, si dhe në stacionet e të nxënit.

Pse?

Shumica e fëmijëve të shkollave fillore e kalojnë mesatarisht 70% të kohës së tyre në klasë, ulur. Kjo është e dëmshme për shëndetin e tyre. Rregulli i natyrshëm i klasës ka qenë gjithmonë që nxënësit të ulen. Pavarësisht nëse kjo përfshin të folurit, diskutimin, punën në grupe, ose të dëgjuarit e mësuesit, shumicën e kohës e gjithë kjo bëhet nga rehatia e karriges.

20 kartat e paraqitura këtu u ofrojnë mësuesve të shkollës tuaj 20 mënyra për të integruar aktivitetet fizike NË procesin e të nxënit. Nxënësit nuk do të ndiejnë se janë aktivë, pasi do t’u duket e natyrshme të sjellin përgjigje përpara klasës, ose të mbledhin materiale për detyra që do të zgjidhen, etj.