Mësimi 1: “Problemi ynë më urgjent është…”

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 1: “Problemi ynë më urgjent është…”

Një diskutim për hartimin e agjendës politike

Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit.

Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ.

Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë.

Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor.

Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit.

Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit.

Trajnimi i kompetencës Gjykimi: të bërit e një zgjedhje, duke dhënë arsye. Pjesëmarrja: njohja reciproke e përvojës personale, interesave dhe vlerave.
Objektivat e të mësuarit

Një problem politik është një çështje, jo një fakt. Ai është urgjent dhe kërkon veprim. Ai ndikon në komunitet. Meqenëse shumë interesa, ideologji dhe vlera të ndryshme janë të përfshira problemi është nëse një problem duhet të pranohen në agjendën politike.

Një problem politik është një çështje, jo një fakt. Ai është urgjent dhe kërkon veprim. Ai ndikon në komunitet. Meqenëse këtu përfshihen shumë interesa, ideologji dhe vlera të ndryshme, çështja qendron nëse një problem i caktuar duhet të pranohet në agjendën politike.

Detyrat e nxënësve Nxënësit zhvillojnë një diskutim për hartimin e agjendës politike.
Materialet dhe burimet Tabelë dhe lapustila me ngjyra të ndryshme, shirit ngjitës.
Metoda

Puna në grupe “Muri i heshtjes” .

Prezantime dhe diskutime.

Koha në dispozicion 1. Muri i heshtjes. (15 min)
2. Prezantimet. (10 min)
3. Reflektim; hyrje në detyrë kërkimore. (15 min)

 

Informacion

“Muri i heshtjes” është një metodë bashkëbisedimi që mbështet nxënësit që janë më pak extrtë hapur ose që dëshirojnë kohë për të menduar me kujdes para se të thonë diçka. Puna në heshtje i ndihmon nxënësit të përqendrohen, dhe deklaratat e tyre do të bëhen më interesante dhe kuptimplota.”Muri i heshtjes” është një shembull i paradoksit se një kuadër i rreptë i rregullave përkrah lirinë dhe nuk e pengon atë. Nxënësit veprojnë në rolin e ekspertëve; ata nuk mund të japin një përgjigje të “gabuar” ndaj pyetjes kyç.

Nxënësit simulojnë një debat publik për vendosjen e agjendës politike në klasë. Eksperienca e tyre i ndihmon ata të kuptojnë modelin e ciklit politik më mirë, pasi debati i përcaktimit të agjendës është faza e parë në modelin ciklik të politikave.

Ata dorëzojnë materiale që mund të studiohen më gjerësisht në detyrën kërkimore (mësimet 2 dhe 3). Qasja konstruktiviste korrespondon me metodën konstruktiviste të përcaktimit dhe zgjidhjes së problemeve politike në demokraci, siç është modeluar nga cikli i politikave.

 

Përshkrimi i  mësimit

1. “Muri i heshtjes”17

Nxënësit formojnë grupe me nga pesë. Çdo grup është ulur në një gjysmërrethi përballë një tabele të fiksuar në mur. Secili grup ka dy ose tre lapustila me ngjyra të ndryshme. Ata punojnë në heshtje. Brenda afatit kohor prej 10 minutash, secili nxënës kontribuon me një deklaratë. Ata plotësojnë fjalinë:

“Sipas mendimit tim, problemi ynë më urgjent është …”

Nxënësit u përgjigjen fjalive ose fjalëve të shkruara më poshtë dhe mund të shkruajnë sa të duan dhe sa herë të duan. Nëse është e nevojshme, grupit i jepet një fletë e dytë. Nxënësit mund të lidhin deklarata, duke përdorur shigjeta ose linja dhe simbole si pikëpyetje ose pikëçuditëse. Posteri i tyre do të sigurojë një kopje të diskutimit të tyre.

Mësuesi ndjek diskutimin nga larg. Ai nuk ndërhyn e as merr pjesë në debatin e heshtur, por sigurohet që rregullat – veçanërisht puna në heshtje – të zbatohen nga nxënësit.

2. Prezantimi

Pasi skadon afati kohor për të shkruar në postera, këta vendosen në vend të  dukshëm për të gjithë nxënësit. Nxënësit mblidhen rreth posterave në dy gjysmë rrathë të mëdhenj. Me radhë, grupet paraqesin posterat e tyre para klasës. Çdo nxënës ka zgjedhur një fjali që nuk e ka shkruar vetë dhe e lexon përpara klasës, duke shpjeguar shkurtimisht  zgjedhjen.  Shumë shpesh nxënësit përqendrohen në një ose dy deklarata. Asnjë diskutim nuk duhet të bëhet para se të gjithë nxënësit, nga të gjitha grupet, të kenë folur.

Mësuesi i grupon ‘deklaratat e nxënësve nën tituj të përgjithshëm në një tabelë ose në dërrasën e zezë, në varësi të reagimeve të nxënësve. Këtu është një shembull:

 Problemi ynë më urgjent është …
Ekonomia Sigurimi Mjedisi Shoqëria

Luftojmë papunësinë

Më shumë punë për të rinjtë

Aksidente me makinë

Ulim emetimet CO2

Përmirësojmë shkollat

Mbështetje për gratë e reja

Mësuesi mund t’ia dorëzojë këtë punë një nxënësi. Prezantuesit dhe klasa marrin pjesë në zgjedhjen e kategorive të reja dhe vendosin vendodhjen e tyre në tabelë.

3. Reflektim

“Muri i heshtjes” simulon përcaktimin e agjendës politike. Pra, çfarë është prioritet në mendjen e nxënësve? A mundet klasa të bjerë dakord për një problem që meriton përparësi? Grafiku i ndihmon nxënësit për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje. Ai tregon nëse nxënësit theksojnë çështje nën një kategori të veçantë dhe nëse hyrjet mund të lidhen me njëra-tjetrën (shih ekonominë në shembullin më lart).
Por nxënësit mund të mos jenë të gatshëm të pajtohen për një çështje. Por a duhet të pajtohen? Kjo është një pyetje me vlerë.

Nga njëra anë, ata jetojnë në një vend të lirë. Ata janë të lirë të zgjedhin cilëndo çështje që e konsiderojnë të rëndësishme dhe për ta promovuar në publik. Nga ana tjetër, burimet janë të pakta. Kjo nuk është vetëm një çështje e parave të taksapaguesve dhe fondeve, por edhe e kohës dhe energjive, dhe për të mos u harruar, edhe e vëmendjes së publikut. Shumë njerëz mund të përballen vetëm me një numër shumë të kufizuar  çështjesh në të njëjtën kohë dhe kanë tendencë të humbasin shpejt interesin për to; disa media shërbejnë dhe rrisin tendencën drejt “rendit të ditës me një çështje”.

Nxënësit mund të mendojnë se procesi i përcaktimit të rendit të ditës është i padrejtë ose edhe “budalla”, pasi çështjet që ata i konsiderojnë me të vërtetë të rëndësishme nuk arrijnë të marrin vëmendjen që meritojnë. Kush i korrigjon këto vendime “të gabuara”?
Përgjigja është – vetë nxënësit, në qoftë se ata mendojnë se duhet bërë diçka. Në një farë mënyre, ata janë duke formuar parti që kanë qëllime dhe vlera (“ideologji”) të ndryshme, dhe  v  protagonistë të përhershëm në debatet për vendosjen e rendit të ditës (p.sh. punëtorët, ambientalistët, aktivistët e të drejtave të minoriteteve).

Ky diskutim hap një rrugë interesante për të kuptuar se cilit qëllim i shërbejnë palët. Shih sugjerimin për një detyrë të zgjatur kërkimore në fund të këtij kapitulli.

4. Detyrë kërkimore

Pasi është thënë kjo, nxënësit mund të ndjekin rrugën e tyre të interesit. Mësuesi informon nxënësit se ata do të kenë mundësi për të studiuar në detaje një çështje që do e zgjedhin vetë. Për të përgatitur detyrën kërkimore, nxënësit duhet të mbledhin materiale nga media e shkruar apo elektronike për çështjen e zgjedhur. Ata duhet të kërkojnë, jo vetëm për debatet e vendosjes së rendit të ditës, por të mbledhin të gjithë informacionet që mund të gjejnë për vendimet që po bëhen apo zbatohen, të dhënat statistikore, deklaratat e partive politike, lobimeve, OJQ-ve etj.

17. Source: Teaching Democracy, EDC/HRE, Volume VI, Council of Europe Publishing, Strasbourg 2008, Exercise 7.1, p. 62.