Mësimi 1: Kjo është ajo që më pëlqen

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 1: Kjo është ajo që më pëlqen

Unë jam djalë / Unë jam vajzë dhe ndihem mirë me atë që më pëlqen dhe bëj

Objektivat e mësimit Nxënësit zbulojnë aftësitë dhe njohuritë e tyre dhe të të tjerëve.
Ata bëhen të vetëdijshëm për efektet e stereotipave gjinore.
Detyrat e nxënësve Nxënësit shkruajnë preferencat e tyre dhe sjelljen në katër kategori. Ata ndajnë përgjigjet e tyre me nxënësit e tjerë dhe reflektojnë për to
Burimet Letër dhe lapsa, kopje të shtypura e doracakëve (“Më pëlqen të bëj” tabelë).
Metodat Punë individuale dhe në grup, diskutim plenar.

Përshkrim i mësimit

Mësuesi paraqet temën duke bërë pyetje të tilla si “Cilat aktivitete do t’ju pëlqejnë të bëni?”,
“Cilat aktivitete nuk ju pëlqen t’i bëni?”, “Cilat aktivitete bëhen nga vajzat?” dhe “Cilat aktivitete bëhen nga djemtë?” Mësuesi u jep kohë  nxënësve të mendohen rreth përgjigjeve të mundshme dhe më pas pranon përgjigjet e tyre.

Si hap i dytë, mësuesi u jep nxënësve një kopje të fletëve t punës,  letër dhe lapsa. Nxënësit duhet të palosin fletën e punës në gjysmë dhe, si fillim,  të përdorin vetëm pjesë e sipërme të tij.  Mësuesi jep udhëzimet e mëposhtme për nxënësit:

  • Shkruani nëse jeni vajzë apo djalë.
  • Shkruani pesë gjërat që ju pëlqejnë të bëni.
  • Shkruani pesë gjërat që ju i bëni, por nuk dëshironi që t’i kryeni.
  • Shkruani pesë gjëra që ju nuk dëshironi t’i kryeni dhe nuk i bëni.
  • Shkruani pesë gjëra që ju nuk i bëni, por do dëshironit t’i bëni.

Në  vijim, tregoni për çdo gjë që keni shkruar, nëse mendoni se është e pranueshme  për seksin tuaj që ta bëjë atë (nëse jeni djalë, janë gjëra që mund të bëhen nga djemtë,  nëse jeni vajzë, janë gjëra që mund të bëhen nga vajzat).
Kur nxënësit kanë mbaruar, mësuesi kërkon që ata të kalojnë nëpër klasë dhe të ndajnë përgjigjet e tyre me pesë nxënës të tjerë. Ata regjistrojnë përgjigjet nxënësve të tjerë në pjesën e poshtme të fletës së punës.
Më tej, mësuesi u kërkon  nxënësve të ulen në një rreth dhe të diskutojnë së bashku duke përdorur pyetjet e mëposhtme si një pikë fillimi:

  • Çfarë mendoni për përgjigjet e shokëve tuaj të klasës? A ishin befasuese?
  • Cilat janë gjërat që vetëm ju mund të bëni?
  • Cilat nga gjërat që arrijnë shokët e klasës ju bëjnë më tepër përshtypje?
  • A vëreni ndonjë ide të përbashkët në gjërat që nxënësit pëlqejnë të bëjnë, por nuk e bëjnë?
  • Çfarë ndodh nëse një vajzë bën “gjëra të djemve”? Ose nëse një djalë bën “gjëra të vajzave”?
  • Si mendoni se do t’u përgjigjen këtyre pyetjeve anëtarët e familjes suaj?
  • Pse ne përgjigjemi në këtë mënyrë? Pse ne mendojmë se disa gjëra janë për t’u bërë vetëm nga vajzat dhe disa janë për t’u bërë vetëm nga djemtë?

Si hap i fundit, lidhini pyetjet me çështje të EQD dhe EDNJ:

  • Çfarë ndodh nëse dikush nuk di asgjë në lidhje me gjërat që ju pëlqejnë t’i bëni dhe i bëni?
  • Çfarë ndodh nëse dikush nuk i di gjërat që nuk i pëlqen për t’i bërë, por që i bën
  • Kush vendos se çfarë mund të bëjë një vajzë dhe çfarë mund të bëjë një djalë
  • Çfarë ndodh nëse ajo që bëjnë djemtë dhe vajzat është e ndaluar?
  • A mendoni se rolet do të qëndrojnë ashtu siç janë? A ka qenë gjithmonë kështu?

Zgjerim: mësimi mund të zgjerohet duke u përqendruar në çështjen e asaj që nxënësit nuk e bëjnë, por që do të donin ta bënin. Mësuesi, së bashku me nxënësit, përpiqet të gjejë zgjidhje se si mund të provohen këto gjëra në kontekstin e klasës.