1.3 Qeverisja demokratike e shkollës

Living Democracy » Textbooks » 1.3 Qeverisja demokratike e shkollës

1.3.1 Shkolla- një mikro demokraci?

Edukimi për qytetarinë demokratike dhe edukimi për të drejtat e njeriut (EQD/EDNJ) bazohet në parimet themelore të mësimdhënies përmes, rreth dhe për demokraci dhe të drejtat e njeriut në shkollë. Shkolla vlerësohet si një mikro komunitet, një shoqëri në fazën e saj “embrionale”, që karakterizohet nga rregulla dhe procedura zyrtare, nga procese të vendimmarrjes dhe nga një rrjet marrëdhëniesh që ndikojnë në cilësinë e jetës së përditshme.

Në këtë këndvështrim shtrohet pyetja: A mund të vlerësohet shkolla edhe si njëshembëlltyrë e zvogëluar e demokracisë?  Një shikim i shpejtëdëshmon se shkollat nuk janë shtete të vogla, në të cilat zhvillohen zgjedhje dhe në të cilat mësuesit veprojnë si qeveritë dhe drejtorët si presidentë etj.  Megjithatë, çfarë mund të bëjnë shkollat për EQD/EDNJ?

1.3.2 Qeverisja demokratike e shkollës: katër fusha kryesore, tri kritere progresi

Elisabet Bekman (Backman)  dhe  Bernard Traford (Trafford), drejtues shkollash në Suedi dhe në Angli dhe autorë të manualit të Këshillit të Europës “Qeverisja demokratike e shkollave”,5 janë përpjekur t’i japin një përgjigje më të thelluarpyetjes së mësipërme. Ata pohojnë se shkollat kërkojnë menaxhim dhe qeverisje. Menaxhimi i shkollës nënkupton  administrimin e saj, për shembull, zbatimin e kërkesave ligjore, financiare dhe kurrikulare. Marrëdhëniet ndërmjet drejtuesve dhe nxënësve janë hierarkike dhe bazohen në mësimdhënie dhe rregull. Nga ana tjetër, qeverisja e shkollës pasqyron dinamikën e ndryshimit shoqëror në shoqërinë e sotme. Shkolla ka nevojë të bashkëveprojë me partnerët dhe aktorët e ndryshëm jashtësajdhe t’i përgjigjet problemeve dhe sfidave që nuk mund të parashikohen. Për këtë arsye, të gjithë anëtarët e komunitetit të shkollës, veçanërisht fëmijët,  duhet  të luajnë rolin e tyre për këtë qëllim. Anëtarët e komunitetit bashkëveprojnë, diskutojnë, arrijnë kompromise, ushtrojnë presione, marrin vendime së bashku. Asnjëri prej tyre nuk ka të drejtën e kontrollit  mbi tjetrin.6

Bekmen and Traford  sugjerojnë katër fusha kryesore për qeverisjen demokratike të shkollës:

  • Qeverisje, lidership dhe llogaridhënie publike
  • Arsimim që ka në qendër vlera
  • Bashkëpunim, komunikim dhe përfshirje, konkurrencë dhe vetvendosje e shkollës
  • Disiplina e nxënësve

Bekmendhe Traford zbatojnë tre kritere që kanë në themel tri parime kryesore të Këshillit të Europës për EQD/EDNJ, që shërbejnë për të matur progresin  në këto fusha:

  • Të drejtat dhe përgjegjësitë
  • Pjesëmarrja aktive
  • Vlerësimi i diversitetit.

1.3.3 Mësimi i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut përmes qeverisjes demokratike të shkollës

Bekmen dhe Traford ofrojnë një set instrumentesh që shërbejnë për të plotësuar kërkesat e  mësimdhënies dhe ushtrimit të demokracisëe të drejtave të njeriut në të gjithë shkollën. Nxënësit përjetojnë pjesëmarrjen demokratike në shkollë, ndërkohë që shkolla ruan karakteristikëne saj kryesore si institucion arsimor: ndonëse është shëmbëlltyrë e zvogëluar e shoqërisë, shkolla nuk shndërrohet edhe në shembëlltyrë e shtetit.

5. Backman E. and Trafford B. (2007),   Democratic Governance of Schools, Council of Europe, Strasbourg.
6. Po aty.. f. 9.