Materialet për mësuesit 8.1: Pse liria varet nga kuadri i rregullave dhe ligjeve

Living Democracy » Textbooks » Materialet për mësuesit 8.1: Pse liria varet nga kuadri i rregullave dhe ligjeve

Mundësitë e mësimit në këtë  kapitull

Ndërvarësia përmes mungesës së kohës

Burimi më i çmuar i mësimdhënies dhe të mësuarit, dhe në jetën tonë në përgjithësi, është koha. Si profesionist, mësuesi duhet vazhdimisht t’i përgjigjet pyetjeve se si koha në dispozicion në klasë mund të përdoret sa më mirë që të mundet, dhe si, në të mësuarit ndërveprues, nxënësit marrin përgjegjësi për këtë. Organizatori paraprak në këtë  kapitull do të veprojë vetëm në qoftë se nxënësit pranojnë përgjegjësinë e tyre për të përdorur kohën për të lexuar materialet e njëri-tjetrit (kur ai është në dispozicion) përpara mësimit të parë. Në mësimin e parë, katër grupeve, mund t’u jepet jo më shumë se 10 minuta për të zgjedhur një çështje për debat. Në qoftë se ata dështojnë për të lexuar materialet paraprakisht, klasa do të ketë një ide të mirë më pak në dispozicion për të zgjedhur – dhe ky është një shembull  i varësisë  sonë nga njeri-tjetri (ndërvarësia).

Rregullat e ngurta për të mbrojtur lirinë e fjalës

Një debat duhet të zhvillohet brenda kohës së caktuar. Të gjithë folësit gëzojnë të njëjtat të drejta të mendimit dhe të shprehjes së lirë. Prandaj, koha në dispozicion për të folur duhet të shpërndahet në mënyrë të drejtë, që do të thotë barazi, një minutë për çdo deklaratë. Duket paradoksale që rregullat e ngurta janë të nevojshme dhe të dobishme për të mbrojtur lirinë tonë. Afati vepron në dy mënyra: pjesa jonë e kohës për të folur garantohet dhe ajo është e drejtë. Nga ana tjetër, ajo kufizon çdo folës në një kohë të caktuar të shkurtër, dhe folësit duhet të mendojnë me kujdes për atë që duan të thonë. Ata duhet të përqendrohen në argumentet kryesore, të lënë mënjanë çdo gjë me më pak rëndësi dhe të bëjnë të njohur idenë kryesore qartë dhe shkurtimisht.

Liria dhe kufizimi

Liria e nxënësve në veprime dhe fjalë është e kornizuar ose e kufizuar dhe e përcaktuar në dy mënyra. Së pari, nga kohë e të mësuarit në dispozicion – mësimet mbarojnë pas 40 minutash dhe debati duhet të përshtatet në një mësim dhe të marrë jo më shumë se 20 minuta, sepse gjëra të tjera janë të nevojshme në po atë mësim. Së dyti, rregullat e debatit i japin çdo folësi një kohë të drejtë, por rreptësisht të kufizuar prej një minute për deklaratë. Kufizimi  ka një dimension strukturor – koha është e kufizuar gjatë gjithë jetës sonë – një dimension politik i krijuar nga vetë njeriu: rregullat vendosin korniza, pa të cilat, ne nuk mund të gëzonim liritë tona pa dhunuar të drejtat e të tjerëve. Mungesa e kohës nuk është e negociueshme, por kufizimi  me rregullat, po.

Shkolla është jeta

Dialektika e lirisë dhe kufizimit, e rrënjosur në mungesën universale të kohës, ndodh në shkollë si edhe në jetën publike. Këtu, në një kuptim shumë të saktë, shkolla është jeta.