2.2 Çështjet kryesore

Living Democracy » Textbooks » 2.2 Çështjet kryesore

Procesi i të nxënit të nxënësve:

  • Si identifikohet dhe vlerësohet mësimi i suksesshëm?
  • Si aplikohet vetëvlerësimi dhe vlerësimi nga të tjerët?
  • Si mund të sigurohem unë se nxënësit i kanë arritur objektivat?
  • A e kanë përjetuar nxënësit, rregullisht, suksesin gjatë procesit të të mësuarit?
  • A janë ata të vetëdijshëm për përparimin që kanë bërë
  • A i ofron mësimdhënia ime shans të barabartë për sukses si djemve edhe vajzave?
  • A e bëjnë nxënësit në mënyrë të vetëdijshme vëzhgimin, kontrollin dhe përmirësimin e të nxënit dhe të sjelljes së tyre në punë?
  • A ju ishte ofruar nxënësve ndonjë udhëzime për t’i ndihmuar gjatë të mësuarit?
  • A munden nxënësit të kontrollojnë dhe vlerësojnë vetë sjelljen dhe rezultatet e tyre të të nxënit?
  • A munden nxënësitidentifikojnë sjelljen e të mësuarit kolegëve përmes vlerësimit mes tyre?
  • vetëvlerësimin e tyre, a i referohen nxënësit edhe objektivave, standardeve, kritereve ose nevojat që kanë përcaktuar vetë?
  • A e shoh unë përparimin e nxënësve si individë?
  • Si i identifikoj unë problemet e mësimit të nxënësve si individë?
  • Si i vëzhgoj unë ndërveprimet sociale në klasë?
  • Si i mbaj unë të dhënat e vëzhgimeve dhe vlerësimeve për nxënësit si individë dhe për klasën tërësi?

Procesi i të nxënit të mësuesit:

  • Si identifikohet dhe vlerësohet mësimi i suksesshëm?
  • Në çfarë mënyre zbatohet vetë-vlerësimi dhe vlerësimi nga të tjerët?
  • Si, kur dhe me kë mund reflektoj unë për mësimdhëniein time?
  • Si i lejoj unë nxënësit e mi të marrin pjesë?
  • Si e lidh unë suksesin ose dështimin e nxënësve të mi me mësimdhënien time?
  • Si e vëzhgoj unë përparimin tim në mësimdhënie, dhe si mund të mësoj unë si mësues?