Mësimet 2 dhe 3: Ne jemi rojtarët!

Living Democracy » Textbooks » Mësimet 2 dhe 3: Ne jemi rojtarët!

Ne vendosim se çfarë lajmesh do t’i ofrohen lexuesit për të zgjedhur

Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit.

Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ.

Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë.

Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor.

Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit.

Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit.

Trajnimi i kompetencës Bashkëpunimi në ekip; marrja e vendimeve, rënia dakord për objektivat dhe orarin.
Menaxhimi i ekipit dhe mbikëqyrja.
Objektivat e të mësuarit Redaktorët e mediave konstruktojnë dhe kontrollojnë lajmin dhe formojnë perceptimin tonë të realitetit. Si rojtar dhe përcaktues i agjendës, media ushtron pushtetin në një mënyrë të fshehtë.
Detyrat e nxënësve Nxënësit krijojnë gazetën e murit. Ata krahasojnë gazetat e tyre dhe zgjedhjet që kanë bërë.
Materialet dhe burimet Fletët e punës së nxënësit 9.2 dhe 9.3; tabela, lapustila, gërshërë dhe ngjitës.
Mediat e shkruara të të gjitha llojeve dhe kategorive.
Metoda Punë me projekt.
Koha në dispozicion 1. Puna projekt: nxënësit redaktojnë dhe prodhojnë një gazetë muri. (60 min)
2. Nxënësit lexojnë gazetat e njëri-tjetrit. (20 min)

 

Informacion

Mësimi i dytë dhe i tretë i përkushtohen thelbit të këtij kapitulli, projektit në të cilën nxënësit veprojnë si redaktorë dhe prodhojnë gazetën e tyre. Ata do të trajtojnë të njëjtat pyetje – cilat tema dhe ngjarje të përfshijnë dhe të lënë jashtë dhe do të diskutojnë  kriteret për zgjedhjet që do të bëhen. Përveç kësaj, detyra e prodhimit të një gazete murit, në një orë, paraqet kërkesa të larta për aftësitë e nxënësve në planifikimin e punës dhe në menaxhimin e kohës.

Këtu sugjerohet formati i një gazete muri, pasi kjo jep rezultate kudo. Aspektet teknike të prodhimit të gazetave nuk janë të rëndësishme. Nxënësit mund t’i shkruajnë lajmet e tyre me dorë.

Prodhimi i një gazete muri i kthen nxënësit  pas, te rrënjët, dhe i lejon  ata të përqendrohen në bazat e redaktimit dhe në zgjidhjet e përfshira.

Në një mjedis  të mësuarit të bazuar në detyra, mësuesi kryen rolin e një “asistenti”, i cili mbështet nxënësit kur kanë nevojë për materiale shtesë, qasje në një kompjuter etj. Ai vëzhgon nxënësit për të vlerësuar nivelin e tyre të aftësive dhe zhvillimit e kompetencave. Mësuesi dëgjon diskutimet e nxënësve dhe lexon gazetat e tyre të murit, ndërsa ata janë duke i shkruar. Kjo i lejon mësuesit të përgatisë një leksion të shkurtër, por të rëndësishëm në mësimin 4.

 

Përshkrimi i mësimit

Faza 1: Nxënësit redaktojnë dhe prodhojnë gazetën e tyre

Fletët e punës së nxënësit  9.1-9.3

Nxënësit punojnë në grupe. Ata caktojnë tre detyrat: të kryeredaktorit, të menaxherit të kohës dhe të prezantuesit para anëtarëve të ndryshëm të ekipit.

Ata ndjekin apo përshtatin orarin e punës të sugjeruar në fletën e punës së nxënësit  9.3.

Nëse ka një interval mes të mësimeve 2 dhe 3, materiali i projektit duhet të ruhen në mënyrë të sigurt. Mësuesi dhe nxënësit bëjnë marrëveshje se kush është përgjegjës për këtë detyrë.

Të udhëhequr nga fleta e punës së nxënësit  9.3, reporterët përgatisin prezantimet e tyre për seancën plenare në mësimin 4.

Faza 2: Nxënësit lexojnë gazetat e njëri-tjetrit

Në mes të mësimit të tretë, nxënësit shfaqin gazetat e tyre në klasë. Atyre iu kërkohet të lexojnë gazetat e njëri-tjetrit para mësimit të ardhshëm EQD/EDNJ.