Kapitulli 9 (arsimi bazë, klasa 9) – Përse duhet t’i bindemi rregullave?

Living Democracy » Textbooks » Kapitulli 9 (arsimi bazë, klasa 9) – Përse duhet t’i bindemi rregullave?

A  Planifikimi

 

Çështjet themelore/temat

Detyrat kryesore

Burimet

Përgatitja

Nxënësit mbledhin informacion për një rast në të cilin një rregull shkollor është shkelur dhe një kur është zbatuar.

Punë individuale: mbledhje informacioni

Fletë faktesh e standardizuar

Mësimi 1

Një nxënës në telashe (studim rasti)

Puna në grup: analizë e një rasti.

Fletë pune për një rast studimor

Mësimi 2

 

Pse ka rregulla shkolla?

 

Puna në grup: rishikim i rregullave të shkollës, nëpërmjet lenteve të të drejtave të fëmijëve.
Detyrë shtëpie: cilat rregulla qeverisin jetën tonë të përditshme?

Tabelë dhe fletë pune: “Pse ka rregulla një shkollë?”

Kopje e rregullave të shkollës. Fletë pune: Cilat janë rregullat që duhet t’u bindemi gjatë ditës?

Mësimi 3

Ku kemi nevojë për rregulla në jetë?

Punë në grup: Kush i “shpik”, dhe cili i zbaton rregullat jo zyrtare?

Mësimi 4

 

Kush duhet t’i vendosë ligjet? (Rregullat për vendosjen e ligjeve).

Punë në grup: Cilat rregulla na sigurojnë nëse ligjet janë të drejta?

 

Zgjerim

Vazhdim i diskutimit me drejtorin e shkollës ose me këshilltarin pedagogjik

 

 

 

B  Informacion dhe objektiva mësimore

Një parim i rëndësishëm që përshkon të gjithë kapitujt për të drejtat e fëmijëve është “të mësuarit nga përvoja, të mësuarit përmes shembullit”. Kjo ka vlerë edhe për rregullat e shkollës dhe ligjet në përgjithësi. Shkolla është jeta, ajo mund të shihet si një pamje e zvogëluar e shoqërisë. Rregullat i shërbejnë shkollës si edhe ligjet  i shërbejnë komunitetit politik – të mbrojnë të drejtat e njeriut.

Po t’i shohësh më nga afër, paralelet, por edhe ndryshimet ndërmjet rregullave në shkollë dhe  ligjeve në nivel të bashkësisë politike, bëhen më të qarta:

Paralelet:

  • Nuk ka komunitet që mund të mbijetojë pa një marrëveshje ndërmjet anëtarëve të tij për t’iu bindur ligjeve.
  • Ligjet mbrojnë të dobëtit. Ligjet janë instrumente për të zbatuar të drejtat e njeriut dhe të fëmijëve.
  • Ligjet duhet të zbatohet, por kjo duhet të jetë përjashtim. Ato do të jenë efikase vetëm në qoftë se do të kuptohen dhe vlerësohen nga të gjithë.  Prandaj ligjet duhet të jenë të drejta.

Dallimet në mes shkollës dhe komunitetit politik:

  • Bërja dhe zbatimi i ligjeve është një ushtrim i pushtetit. Pushteti duhet të jetë objekt i kontrollit. Prandaj, ligjet duhet t’i përmbahen parimeve të të drejtave të njeriut dhe pushteti për të bërë ligje dhe për t’i zbatuar duhet të ndahet dhe të kontrollohet në një komunitet demokratik.
  • Brenda komunitetit shkollor, përgjegjësia për përcaktimin dhe zbatimin e rregullave të shkollës mbetet mbi drejtorinë e shkollës dhe stafin arsimor. Megjithatë (sikundër me ligjet në komunitet), rregullat e shkollës duhet të jenë të hapura për diskutim në dritën e të drejtave të fëmijëve  dhe nxënësit duhet të kuptojnë dhe vlerësojnë nevojën për rregullat e shkollës.

 

V5_P46

Qasja didaktike: Mësimet ndjekin një model të rrathëve koncentrikë që zgjerohen. Mësimi 1 shqyrton një rast të veçantë të një rregulli në shkollë, që zbatohet pasi është shkelur. Mësimi 2 merret me problemin e  qëllimit të cilit  i shërbejnë rregullat e shkollës. Ky mësim ofron përgjigjen se shkolla i shërben disa të drejtave të fëmijës dhe se rregullat e shkollës janë mjete të rëndësishme për mirëfunksionimin e saj. Mësimi 3 kalon përtej horizontit të përvojës shkollore dhe hedh vështrimin te rregullat në sfera të tjera të jetës. Në fund, Mësimi 4 heq linjën bashkuese nga rregullat te ligjet dhe shtron pyetjen se kush duhet të ketë fuqi të imponojë ligje, të cilave, ne të gjithë, pritet t’u bindemi.

 

C  Pyetjet kryesore për reflektim për kapitullin 9

Përjetimi i të drejtave të fëmijëve

Njohja e të drejtave të fëmijëve

Zbatimi i të drejtave të fëmijëve

Mësuesi

Si janë thjeshtuar parimet e të drejtave të fëmijëve në shkollë dhe në klasë?

Çfarë dinë fëmijët për të drejtat e fëmijëve?

Të mësojnë si të ndërmarrin veprime jashtë shkollës: çfarë kanë mësuar nxënësit për jetën e tyre në të ardhmen?

Nxënësit mësojnë si të përballen me përvojën e shpërndarjes së pabarabartë të pushtetit. Ata përdorin të drejtat e tyre, por zbulojnë se ekzistojnë kufizime në nivelin që mund të arrijnë.

Të drejtat e fëmijëve janë pjesë e ligjit të shtetit dhe si i tillë është i detyrueshëm për të gjithë. Pavarësisht kësaj ato nuk janë zbatuar plotësisht kudo në botë.

Për nxënësit, kjo përvojë është e rëndësishme, pasi ajo do t’i ndihmojë ata si qytetarë të rritur të shoqërisë civile për të përballuar vështirësitë e hasura në negociata ose humbje politike.

Nxënësit

Si i përjetova të drejtat e fëmijëve në klasë?

Çfarë unë kam mësuar për të drejtat e fëmijëve?

Cilat janë veprimet që jam në gjëndje të ndërmarr tani?

Unë kam mësuar të kaloj nëpër procesin e vështirë të negocimit të të drejtave dhe detyrave. Unë kam mësuar se si të përballem me zhgënjimin dhe humbjen.

Unë di se si të drejtat edhe detyrat janë thelbësore për të jetuar në harmoni. Unë gjithashtu di se të drejtat e fëmijëve janë pjesë e kësaj kornize.

Unë diskutoj të drejtat dhe detyrat, duke përdorur njohuritë e mia. Unë mund të negocioj dhe të diskutoj me përfaqësues të autoriteteve, dhe mundem si të argumentoj edhe t’i dëgjoj ata.

 

D  Procedura

 

Përgatitje për mësimin 1

Rreth një javë përpara mësimit të parë, mësuesi u jep nxënësve detyrën e mëposhtme: nxënësit mbledhin informacion për një rast të kohëve të fundit, në të cilin janë shkelur rregullat e shkollës dhe një nxënës është qortuar ose dënuar (nëse është e mundur, rasti duhet të jetë nga shkolla ose komunteti, ndonëse mund të përdoren edhe shembuj të tjerë). Mbani shënime duke përdorur një grup të shkurtër pyetjesh të standardizuara.

Mësimi 1: Një nxënës në telashe (studim rasti)

Hyrje (nxënësit ulen në tavolina të vendosura për punë në grup): Disa nxënës raortojnë për kërkimin e çështjes në fjalë. Klasa duhet të vendosë për një rast, të cilin do të dëshironin ta studionin më në thellësi (nëse është e mundur, një rast nga mjedisi konkret social, për të cilin nxënësit nuk është e nevojshme të bëjnë kërkime shtesë).

Thyerja e rregullave të shkollës: Pyetje kyç

  1. Çfarë ka ndodhur?
  2. Kush është i përfshirë?
  3. Çfarë dënimi është dhënë, nëse ka?

Diskutim: Klasa duhet të identifikojë problemin themelor të rastit në fjalë. Kjo e bën të domosdoshme referimin në një regull të shkollës dhe interpretimin e tij. Mësuesi fton nxënësit të japin komentet e tyre (mundësisht pasi të kenë bërë më parë shënimet e nevojshme). Pikëpamjet e tyre mund të jenë të ndryshme, në varësi të rastit, por edhe mund të përputhen (për shembull, “Ishte mjaft e drejtë që të bëhej diçka” ose: “Unë mendoj se ky dënim është mjaft i padrejtë/shumë i rëndë”).Mësuesi i kërkon një nxënësi të përmbledhë komentet e bëra.

Përmbledhja e mësuesit. Nëse gërvishim pak sipërfaqen e këtij rasti, shpesh shfaqen çështje mjaft komplekse. Ato duhet të shqyrtohen me hollësi për të kuptuar më mirë çështjen dhe të gjitha aspektet e saj.

Studim rasti: një nxënës në telashe në shkollën tonë
1. Çfarë ka ndodhur?
2. Kush e ka zbuluar ose ka raportuar rastin?
3. Kush është i përfshirë?
4. Cili është problemi? (Pse ishte e nevojshme për të mbrojtur punën dhe jetën në shkollë?)
5. Cili rregull i shkollës zbatohet në këtë rast?
6. Cili dënim, nëse ka, është dhënë?
7. Çfarë efekti ka dënimi mbi keqbërësin dhe nxënësit e tjerë?
8. …

Nëse është e nevojshme, fleta e punës mund të modifikohet ose zgjerohet në seancën plenare.

Grupet zgjedhin një folës dhe mundësisht edhe role të tjera (mbajtësi i kohës etj.). Pastaj, anëtarët e grupeve diskutojnë për rastin dhe mbajnë shënim të gjitha idetë në fletën e punës së dhënë. Në mënyrë të veçantë, ata diskutojnë pyetjen 4 dhe 7, sepse ato trajtojnë çështjen themelore të  problemit

Për kohën e mbetur: Çdo grup vendos për formën  dhe përmbajtjen e përgjigjeve  për pyetjet 4 dhe 7, të cilat folësi i tyre i paraqet para klasës në mësimin e ardhshëm.

 

Mësimi 2: Përse shkolla ka rregulla? (kohëzgjatja rreth 1 ½ mësimi)

Prezantim, pastaj diskutim për detyrën e fundit të mësimit: Një folës nga çdo grup paraqet përgjigjet e pyetjeve 4 dhe 7. Pas kësaj fillon diskutimi.

Nxitje:

  • Për çfarë kanë rënë dakord nxënësit? Ku dallojnë pikëpamjet?
  • Çfarë pëlqeva unë? Më çfarë rashë dakord? Çfarë më shqetësoi? Çfarë më duket e papranueshme? Përse?

Në përgjithësi, gjetjet e nxënësve (të mbështetura nga mësuesi) duhet të jenë: Ne të gjithë i gëzojmë të drejtat e fëmijëve dhe të drejtat civile që duhet të respektojmë në shkollë. Për të aftësuar shkollën që të mbrojë këto të drejta, duhet të vëzhgohen disa kushte. Mësuesi ose një nxënës përmbledh këtë ide si më poshtë: Shkolla është vendi ku shumë njerëz, të rinj e të rritur takohen dhe punojnë së bashku. Kjo duhet të organizohet, që do të thotë, kërkohen rregulla, duke përfshirë edhe rregullin që mësimi duhet të fillojë dhe të mbarojë në kohë, edhe me mësuesin që është i pranishëm në klasë. Përveç kësaj, shkolla është përgjegjëse e drejtpërdrejtë për disa nga të  drejtat  më të rëndësishme të fëmijëve: së pari dhe mbi të gjitha, për të drejtën për arsimim.

Ndërhyrje e mësuesit dhe diskutim për të drejtën për arsimim: Ku është shkruar kjo e drejtë?

Diskutimi mund të mbështetet nga mësuesi, i cili jep një leksion të shkurtër për të drejtat e fëmijës dhe për lidhjen e tyre me shkollën. Në vijim mund të përdoret tabela e mëposhtme, e cila mund të zgjerohet në një tabak të madh letre  ose në një projektor.

Pse ka rregulla një shkollë?

Të drejtat e fëmijëve dhe adoleshentëve (konventa 1989)

Cilat rregulla i mbrojnë këto të drejta në shkollën tonë?

Neni 13: Liria e shprehjes

Neni 14: Liria e mendimit, ndërgjegjes dhe fesë

Neni 24: Mbrojtja e shëndetit

Neni 28: E drejta e arsimimit, duke përfshirë qasjen në arsimin e lartë dhe masat për të siguruar vijimin e rregullt në shkollë

Neni 31: E drejta e fëmijës për të pushuar dhe për të pasur kohë të lirë

Neni 33: Mbrojtja nga drogat narkotike

Neni 37: Mbrojtja ndaj trajtimit çnjerëzor

Leksion dhe diskutim për temën: Duke vëzhguar rregullat e shkollës nga pikëpamja e të drejtave të fëmijëve: Përse shkolla ka rregulla?

 

Mësuesi shkruan temën në dërrasën e zezë: “Pse ka rregulla një shkollë?” Ai shpërndan kopje të rregullave të shkollës ose të klasës, tabak letre dhe marker. Ai i shpjegon  detyrën klasës:

  • Formoni grupe me nga katër. Fillimisht  punoni vetëm. Lexoni rregullat e shkollës. Ku të  jetë e mundur, përpiquni të lidhni çdo rregull, me një të drejtë të fëmijëve.
  • Pastaj punoni si ekip. Ndani idetë tuaja dhe përpiquni të bini dakord se cili rregull (ose rregulla) të shkollës i shërbejnë një të drejte konkrete të fëmijëve. Shkruani rezultatet në fletët tuaja të punës.
  • Merrni fletën e punës “ Përse shkolla ka rregulla? Lidhni nenet e Konventës së të Drejtave të Fëmijës me rregullat e shkollës ose të klasës suaj.
  • Zgjidhni dy folës  për të paraqitur  rezultatet  përpara klasës.

Nxënësit paraqesin rezultatet e tyre në klasë. Mësuesi këmbëngul në gjykimin e tyre të shëndoshë, si në prezantim edhe në çdo diskutim që mund të lindë.
Në pesë minutat e fundit të mësimit, mësuesi tërheq vëmendjen e klasës për temën e mësimit, çështjen e shkruar në dërrasën e zezë: Pse ka rregulla një shkollë? Përse shkolla ka rregulla? (nxënësit përmbledhin rezultatet e mësimit, duke iu përgjigjur pyetjes së mësipërme: “Shkolla shërben për të drejtën e çdo fëmije dhe adoleshenti për arsimim. Rregullat e shkollës janë për të siguruar që shkolla punon pa probleme dhe në mënyrë efikase në realizimin e qëllimeve të saj” etj.)

Detyra 1, mundësisht si përfundim i këtij mësimi: Shkruani, me disa fjali, një përmbledhje të asaj çfarë keni mësuar  për a) temën “Një shkollë pa regulla” dhe b) për pyetjen “Përse shkolla ka rregulla?”

Detyra 2 (detyrë shtëpie-të kopjohet si fletë pune e veçantë ose në pjesën e prapme të fletës së mëparshme të punës):

Rregullat e një dite

Zgjidhni një ditë të javës suaj. Shkruani në ditar rregullat që duhet të ndiqni (edhe të pashkruarat)
Vështroni rregullat që ju tregojnë si të silleni dhe çfarë të bëni, për shembull:

  • kur jeni në shtëpi me familjen tuaj;
  • kur takoheni me miqtë tuaj;
  • kur blini diçka në dyqan;
  • kur lëvizni nëpër qytet.

Vendosni se cilat rregulla janë shkruar si rregulla formale, dhe cilat rregulla ekzistojnë si të pashkruara, ato jo zyrtare. Për shembull, rregullat e shkollës janë zyrtare. Rregullat që na tregojnë se si të sillemi në tryezë ose kur jemi së bashku me familjen ose miqtë tanë janë jozyrtare.

Koha

Rregulli

Zyrtar/jo zyrtar

07.00

08.00

09.00

10.00

11.00

12.00

13.00

14.00

15.00

16.00

17.00

18.00

19.00

20.00

21.00

22.00

 

Mësimi 3: Kush i bën rregullat në jetë?

Mësuesi kërkon që secili nga nxënësit, si ekspert, të lexojë një ose dy shembuj nga detyrat e tyre të shtëpisë. Ai sigurohet që nxënësit të përfshijnë shembuj të të dy llojeve të rregullave, si të atyre zyrtare ashtu edhe jo zyrtare.
Pasi nxënësve u është dhënë shansi të japin shembujt nga shënimet e tyre, mësuesi përzgjedh dy prej tyre dhe i integron në një tabelë të thjeshtë, të paraqitur në dërrasë të zezë:

Lloji i rregullave

Përmbajtja

I ndërtuar nga …

I zbatuar nga …

Rregull zyrtar(për shembull një ligj):

Ju nuk duhet të kapërceni rrugën kur semafori është i kuq.

Rregull jo zyrtar

Ju nuk duhet të gromësini kur jeni në tryezë.

Mësuesi i fton nxënësit të shprehin mendimin e tyre në dy kolonat  për dënimet që ata mendojnë se duhet të zbatohen në rastet e shkeljes së një rregulli. (Rregullat e trafikut, në fakt ligji, do të provojë se në mënyrë të drejtpërdrejtë:  është vendosur nga Ministria e Trafikut (draft) dhe parlamenti (legjislativi), i zbatuar nga policia dhe nëse është e nevojshme, gjykatat (për shembull, nga gjobat). Më të vështira (por ndoshta më interesante për diskutimin) janë  ligjet e pashkruara, për shembull, të mos gromësimë në tryezën e ngrënies; ndëshkimet, në këtë rast, varen nga familja dhe nga kultura. Mësuesi duhet t’u japë nxënësve mundësinë për të vepruar si ekspertë, me fjalë të tjera, t’u kërkojë sa më shumë për të marrë pjesë në diskutimin plenar. Informacioni shtohet në tabelë.

Megjithatë, nxënësit do ta kenë mjaft të vështirë të thonë se kush i ndërton rregullat e pashkruara. Në shembullin e marrë këtu (sjelljet në tryezë), ata mund të thonë se kjo është pjesë e traditës, diçka mbi të cilën këmbëngulin prindërit e tyre dhe të rriturit. Mund të ketë nxënës që do të donin që këto rregulla të mos ekzistonin fare! Ndoshta nxënësit do të zbulojnë se ka sanksione të qarta nëse ky rregull thyhet, veçanërisht në qoftë se prindërit ose një mësues e tyre janë të pranishëm. Atyre mund t’u kërkohet të largohen ose të lënë tryezën. Madje mund të ketë edhe një ndëshkim të nënkuptuar, përshtypja e keqe që lë.  E parë nga ky këndvështrim, ne të gjithë luajmë rolin tonë në zbatimin e rregullave të pashkruara.
Megjithatë, dialogu në klasë nuk mund të mos arrijë në këtë pikë. Nxënësit mund   të pyesin vetëm për shpikësit dhe zbatuesit e rregullave jozyrtare. Në çdo rast, nxënësit janë ekspertë për veten e tyre, dhe ata janë përgatitur duke mbledhur shembuj të rregullave që qeverisin jetën e tyre të përditshme.

Nxënësit formojnë grupe me nga katër ose pesë persona. Ata kanë për detyrë të ndajnë me të tjerët shembujt e rregullave jo zyrtare në fletën e tyre të punës dhe të zbulojnë si sigurohet zbatimi i tyre dhe cilat janë ndëshkimet nëse këto shkelen. Për veç kësaj, A ka rregulla që lidhen në mënyrë të veçantë me gjininë, normat dhe ligjet?

Nxënësit raportojnë rezultatet  në seancë plenare. Pika të mundshme për t’u përqendruar gjatë diskutimit janë:

  • Lloji dhe vendi i rregullave të pashkruara tek bashkëmoshatarët (me shembuj).
  • Kush i përcakton ose i ndryshon rregullat e pashkruara dhe ndëshkimet në rastet e shkeljes së tyre?
  • Rregullat e pashkruara që lidhen me gjininë.
  • Cilat  janë mundësitë tona për të përcaktuar ose për të ndryshuar rregullat e pashkruara?  Ku dhe kur ne kemi të drejtë të themi mendimin tonë dhe zëri ynë mund të dëgjohet?

Mësimi 4: Kush duhet të lejohet për të hartuar ligjet? (Rregullat për hartimin e ligjeve).

Mësuesi e fillon mësimin duke i kujtuar klasës zbulimet e tyre në mësimin e fundit. Nxënësit kanë vëzhguar rregullat dhe ligjet jozyrtare. Në këtë mësim, ata do të shqyrtojnë më hollësisht procesin e hartimit të tyre.

Mësuesi jep “shembullin” e mëposhtëm  të një ligji të ( shkruar në një copë të madhe letre ose kartoni me një lapustil që të mund të shihet nga e gjithë klasa.

§1   Të gjithë burrat e lindur në prill nuk duhet të paguajnë taksa.

Diskutim: Nxënësit mund të komentojnë lirisht, të nxitur, nëse është e nevojshme, edhe nga disa pyetje të hapura. Idetë e tyre mund të përqendrohen në pika të tilla si:

  • Ky ligj është i padrejtë, pasi kjo është shkelje e parimit të mosdiskriminimit.
  • Ai madje diskriminon grupe tw ndryshme (tw gjitha gratw, jo vetwm ato tw lindura nw prill).
  • Ai në mënyrë të qartë, u shërben interesave të një grupi të vogël njerëzish – burrave të lindur në prill.
  • Ligjet duhet t’i shërbejnë  të mirës së përbashkët. Prandaj ligje të tilla duhet të parandalohen.
  • Ligjet e padrejta do mbjellin konflikt në komunitet dhe madje edhe mund ta shkatërrojnë atë.

Mësuesi u kërkon nxënësve të formojnë grupe me katër ose pesë vetë dhe u jep detyrën e mëposhtme: Nxënësit duhet të diskutojnë se cilat rregulla dhe parime janë të nevojshme për t’u mbrojtur nga legjislacioni i padrejtë. Ato duhet të bien dakord për jo më shumë se tri elemente kyçe për prezantimin e tyre të mëvonshëm.

Prezantim, diskutim, krahasim në seancë plenare.

Kush i bën ligjet në vendin tuaj? Mbledhja e përvojave paraprake të nxënësve; përmbledhja shkurtimisht e prezantimeve nga mësuesi. Çështjet kryesore:
Kushtetuta përfshin të drejtat e njeriut, duke përfshirë parimet e barazisë dhe lirisë personale. Ajo përmban edhe një seksion që përcakton kush mund të krijojë ligjet: ai është një organ i përfaqësuesve, të cilët kalojnë një ligj me shumicë votash. Këta përfaqësues kandidojnë në zgjedhje dhe, për këtë arsye, i nënshtrohen edhe kontrollit nga qytetarët. Disa ligje vendosen me votim të drejtëpërdrejt.

Nëse është e mundur, mund të zhvillohet një diskutim përmbyllës për të vlerësuar atë që është  mësuar në këtë kapitull dhe për të hedhur vështrimin në të ardhmen e nxënësve, si të rritur në një shoqëri të modeluar nga normat dhe ligjet.