2 – Fletë pune 4: Standardet për vlerësimin

Living Democracy » Textbooks » 2 – Fletë pune 4: Standardet për vlerësimin
  1. Ekzistojnë tre standarde të ndryshme themelore si kritere për vlerësimin dhe vënien e notave për arritjet e nxënësve:
    Kriteri individual: arritjet aktuale të nxënësit krahasohen me punën e tij të mëparshme.
  2. Kriteri objektiv: arritjet e nxënësit krahasohen me objektivat e përcaktuara.
  3. Kriteri social: arritjet e nxënësit krahasohen me atë të nxënësve brenda të njëjtës klasë ose të njëjtit grup moshe.

Tipi i kriterit

Kriteri individual

Kriteri objektiv

Kriteri social

Referenca Përparimi i të mësuarit Objektivat e të mwsuarit Kurba normale e shpërndarjes, e mesmja aritmetike, deviacioni
Informacioni Sa është mësuar ndërmjet kohës 1 dhe kohës 2? Deri në ç’shkallë është përballur nxënësi me objektivat e të nxënit? Sa i madh është deviacioni i përparimit individual nga ai mesatar?
Tipi i vlerësimit Testet, vlerësimet me gojë, raporti i përparimi të nxënit, forma e vëzhgimit të strukturuar Testet me synime të orientuara, raport i përparimit të nxënit, forma e vëzhgimit të strukturuar Teste që përfshijnë një orientim me nota për mesataren e klasës

Pasojat pedagogjike

Shumë të larta Shumë të larta Shpesh përdoret për përzgjedhje; nuk është i rëndësishëm për orientimin drejt mbështetjes për nxënësit