2 – Fletë pune 18: Si të analizojmë dhe interpretojmë rezultatet e vlerësimit të EQD/EDNJ

Living Democracy » Textbooks » 2 – Fletë pune 18: Si të analizojmë dhe interpretojmë rezultatet e vlerësimit të EQD/EDNJ

 

Ekzistojnë shumë mënyra për të analizuar, kategorizuar dhe interpretuar rezultatet e vlerësimit. Kur përdoret seti i treguesve të cilësisë për EQD/EDNJ, të sugjeruar në Fletën e Punës 12, një nga mënyrat më të efektshme dhe të lehta është që të fillohet me identifikimin e përparësive dhe dobësive në EQD/EDNJ. Këshilli i Evropës sugjeron përdorimin e një shkalle me katër nivele për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë të bazohet çdo tregues sipas kësaj shkalle (Këshilli i Evropës, Qeverisja Demokratike e Shkollës, 2005, faqe 88.):

  • Niveli 1 – dobësi të dukshme në shumicën ose të gjitha fushat;
  • Niveli 2 – më shumë dobësi se pika të forta;
  • Niveli 3 – shumë pika të forta se të dobëta;
  • Niveli 4 – pika të forta në shumicën ose të gjitha fushat dhe nuk ka dobësi të rëndësishme.

Një mënyrë e mundshme për të paraqitur rezultatet nga një analizë e tillë është përdorimi i diagrameve, të cilat tregojnë arritjet e përgjithshme në EQD/EDNJ, duke renditur edhe treguesit e ndryshëm. Shembulli i mëposhtëm i një shkolle imagjinare tregon këtë

 

Educating_democracy_EN.pdf

Kur përpiqeni të dilni në një përfundim, bëni kujdes që ai të mbulojë të katër fushat themelore (po aty, fq. 91):

  • arritjet e shkollës në EQD/EDNJ në përgjithësi;
  • gjëndja  e shkollës për secilin tregues të cilësisë;
  • aspektet më të suksesshme dhe më të dobëta të EQD/EDNJ në shkollë;
  • pikat më kritike që mund të kërcënojnë zhvillimin e mëtejshëm të EQD/EDNJ në një shkollë.