2 – Fletë pune 5: Vlerësimi i nxënësve – ndikimi i vlerësimit në qëndrimin ndaj vetes

Living Democracy » Textbooks » 2 – Fletë pune 5: Vlerësimi i nxënësve – ndikimi i vlerësimit në qëndrimin ndaj vetes

Vlerësimi në shkollë është një fushë e gjerë. Ai jo vetëm që ka ndikim në gjërat e qarta e të vëzhgueshme, si: kualifikimet e nxënësve, pozicionimi i tyre në shoqëri për shkak të notave dhe në karrierën e tyre akademike. Vlerësimi në shkollë ka   ndikim edhe në aspekte të tjera që lidhen me individin të tilla, si: imazhi për veten, vetëvlerësimi dhe koncepti i përgjithshëm që dikush ka për kompetencat dhe aftësitë e veta. Roli i shkollës në vetvlerësimin e kompetencave është rritur.  Ndikimi i saj i drejtpërdrejtë varet nga mënyra e vlerësimit që është zgjedhur dhe që kryhet në shkollë.

Kriteri social

Për shkak të kontekstit shoqëror në të cilin zhvillohet të mësuarit në shkollë, përdorimi i kriterit social si masë, mund të japë informacion thelbësor rreth kompetencave, pwrmes krahasimit tw nxwnwsve me njwri-tjetrin.  Në të njëjtën kohë, vlerësimet rreth kompetencave në këndvështrimin social të krahasimit ndikon fuqishëm në krijimin e imazhit për veten dhe vetëvlerësimin e nxënësve.

Kriteri individual

Përdorimi i kriterit individual për vlerësimin nënkupton krahasimin e dallimeve ndërmjet individwve.  Cili është dallimi mes arritjeve të nxënësve në EQD/EDNJ, pwrshembull, të krahasuar me muajin e kaluar? Këtu kemi përdorur një krahasim të përkohshëm. Nxënësit  e rinj priren veçanërisht të përdorin këtë kriter si instrument vlerësimi. Shuma e “vlerës së shtuar” regjistrohet për  një sasi të caktuar të kohës. Kjo krijon  mundësinw t’u ofrohen nxënësve informacione në lidhje me gamën e arritjeve të tyre, si dhe prirjen nw ulje ose nw ngritje tw saj.  Arritjet nuk krahasohen me arritjet e nxënësve të tjerë. Kriteri i krahasimit wshtw përparimi i arritur. Kjo mënyrë e vlerësimit korrespondon gjithashtu me proceset e të nxënit informal që ndodhin jashtë shkollës, ku nxënësit vlerësojnë kompetencat e tyre në mënyrë autonome.

Kriteri objektiv

Arritjet akademike krahasohen me objektivin e të mësuarit. Një përparim i arritur në mënyrë individuale në të mësuarit krahasohet me një objektiv  realisht të arritshëm. Kjo mënyrë vlerësimit është një normë bazuar në objektiva dhe informon për qasjen ndaj një synimi të përcaktuar si arritja e përsosur. Krahasimi i arritjeve të nxënësve me përparimin e të mësuarit të nxënësve të tjerë nuk është me rëndësi. Testet e bazuar për  kritere janë të orientuara drejt qëllimeve të mirë përcaktuara. Ato matin arritjen me referencë ndaj një karakteristike të caktuar të vendosur nga mësuesi. Kjo gjithashtu do të thotë se mësuesi duhet të ndërtojë dhe të paraqesë objektivat që nxënësit duhet të arrijnë në rezultatet e tyre. Kështu, arritjet e nxënësit nuk do të krahasohen me ato të nxënësve të tjerë. Sipas studimeve të ndryshme në këtë fushë, proceset shoqërore të krahasimeve mes nxënësve fillojnë vetëm kur nuk ka asnjë kriter objektiv të përdorur në vlerësim.

Cilat janë rezultatet e këtij diskutimi? Nëse një mësues dëshiron të forcojë imazhin e vetes dhe vetvlerësimin e nxënësve të vet, duhet që vlerësimi të ndjekë kritere me një objektiv të caktuar. Synimet e përcaktuara nga mësuesi duhet të jenë të qarta dhe duhet t’i komunikohen nxënësve.