Ushtrimi 4.8. – Globingo: «Qenia njerëzore është pjesë e gjithë botës”.

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 4.8. – Globingo: «Qenia njerëzore është pjesë e gjithë botës”.
Objektivat mësimore Qëllimi i kësaj loje është që të tregojë se një qenie njerëzore është pjesë e gjithë botës.
Burimet

Një fletë e ndarë në kuti bingoje për çdo nxënës.

Fleta me pyetje.

Pyetje për diskutim në grup.

Procedura

  1. Nxënësit plotësojnë kutitë në përputhje me pyetjet e ngritura. Çdo kuti ka dy vija: një për emrin dhe tjetrën për vendin. Për çdo kuti ata duhet të përpiqen të gjejnë emrin e njërit prej shokëve të klasës së tyre, si dhe emrin e vendit që i përshtatet.Pyetjet që mund të drejtohen janë të shumëllojshme. Zakonisht, duhet të përdorni shkronjat nga A deri te L-ja, por mund të shtoni edhe të tjera, edhe pse nxënësve u lejohet të përdorin vetëm një herë emrin e një shoku të klasës. Përndryshe, atyre u duhet t’i vënë kryq vetëm një kutie dhe s’mund të bëjnë «bingo» në atë rresht.
  2. Pas lojës, mund të bëhet diskutimi në grup. Nxënësit do të kuptojnë se emigrimi është i zakonshëm jo vetëm për çdo familje, por edhe për kombin. Ata do të bashkëbisedojnë për situata botërore dhe botën si rrjet.

Materiale për mësuesit

Pyetjet: gjeni dikë në dhomë që…

  • ka udhëtuar në një vend të huaj;
  • ka zënë një mik nga një vend tjetër, nëpërmjet letërkëmbimit;
  • po mëson një gjuhë të huaj;
  • ka një të afërm në një dhé të huaj;
  • zbavitet me muzikën e një vendi të huaj;
  • ka ndihmuar një vizitor nga një vend i huaj;
  • i pëlqen ushqimi nga një vend i huaj;
  • ka një makinë të prodhuar në një vend të huaj;
  • jeton në një shtëpi, ku gjuhët që fliten janë më shumë se një;
  • ka një të afërm që ka lindur në një vend tjetër;
  • kohët e fundit në gazetë ka lexuar një histori për një vend tjetër;
  • kohët e fundit ka folur me dikë që ka jetuar në një vend tjetër;
  • kohët e fundit në televizion ka mësuar diçka në lidhje me një vend tjetër.

Pyetje për diskutim në grup

  1. Çfarë keni mësuar për njëri-tjetrin në këtë proces?
  2. Cila ka qenë gjëja më e çuditshme që keni mësuar për bashkënxënësit e klasës tuaj?
  3. Çfarë ju tregoi loja për botën tonë?

 

Materiale për nxënës: Fletët e bingos

A
Emri:
Vendi:
B
Emri:
Vendi:
C
Emri:
Vendi:
D
Emri:
Vendi:
E
Emri:
Vendi:
F
Emri:
Vendi:
G
Emri:
Vendi:
H
Emri:
Vendi:
I
Emri:
Vendi:
J
Emri:
Vendi:
K
Emri:
Vendi:
L
Emri:
Vendi: