Mësimi 2: Unë jam në shtëpi në Evropë (ndërtimi i një hartë fizike I)

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 2: Unë jam në shtëpi në Evropë (ndërtimi i një hartë fizike I)

Çfarë unë di për Evropën

 

Objektivat e mësimit Nxënësit “luajnë” Evropash në oborrin e shkollës.
Ata zhvillojnë një ndjenjë afërsie dhe distance.
Detyrat e nxënësve Nxënësit ndërtojnë një hartë të Evropës në oborrin e shkollës. Ata punojnë në çifte duke bërë kërkime në dy vende që i zgjedhin vetë. Ata e nisin punën me hedhjen e kufijve në këto vende, duke treguar se nga vijnë.
Burimet Harta e Evropës shtypur në disa kopje si model ose shabllon, portrete të vendeve,
letër me ngjyrë, atlas.
Metodat Punë në çifte dhe në grup.

Informacion

Termi “hartë fizike” përdoret në dy kuptime të ndryshme. Së pari, një hartë fizike, në kontekstin e hartografisë, përshkruan një hartë e cila tregon shenja të dallueshme, si: male, fusha, pllaja, lumenj, liqene, oqeane dhe karakteristika të tjera të përhershme gjeografike. Së dyti, termi hartë fizike përdoret edhe në kontekstin e gjenetikës. Në këtë kontekst ajo përshkruan se sa është sasia e ADN që ndan dy gjene dhe matet në çifte bazë, në krahasim me një hartë gjenetike.

Në kuptimin e mësimeve për  Evropën ne e përdorim termin “hartë fizike” në kuptimin hartografik, por edhe  në një kuptim shumë aktiv – pasi nxënësit “luajnë hartash”  vetë.  Vetëm në këtë mënyrë, nxënësit do të mund të kuptojnë  marrëdhëniet e vështira hapësinore, konceptin e kufijve, gjatësinë e lumenjve dhe lartësitë e maleve. Kjo i ndihmon ata të kuptojnë aspektet sociale të jetesës së përbashkët në kontinentin evropian. Në të vërtetë, duke i ndërtuar dhe më pas duke qëndruar  në” vendet e tjera, nxënësit, në kuptimin fizik, perceptojnë    fqinjët e tyre dhe kufijtë e pengesat të tilla, si: gjuhët e huaja, kulturën dhe të dhëna të tjera plotësuese. Koncepti i ndërtimit të një harte fizike lidhet edhe me aspektet e të mësuarit duke bërë  dhe me përvoja konkrete.

Përshkrimi i mësimit

Nxënësit punojnë në çifte për të dy vendet për të cilat kanë bërë kërkime në shtëpi (detyrë e marrë në fund të orës I). Ata sjellin në mësim pamje të vendeve dhe të gjithë informacionin që kanë mbledhur për to. Ata sjellin dhe hartat e përgatitura të Evropës.

E tërë klasa mblidhet në oborrin e shkollës. Mësuesi udhëzon nxënësit të ndërtojnë një hartë fizike të Evropës, duke përdorur lloje të ndryshme të materialeve në dispozicion. Dy nxënës punojnë për një vend. Mësuesi përcakton zonën në të cilën nxënësit mund të punojnë.

Më pas, nxënësit fillojnë hedhjen e kufijve të vendeve. Ata duhet ta bëjnë kujdes që vendet pranë njëri-tjetrit të jenë ata të duhurit. Pastaj ata mund të tregojnë kryeqytetet dhe flamujt e tyre.

Pasi kanë bërë këtë, secili nxënës duhet të qëndrojë në vendin e vet dhe të fillojë  dialogun me nxënësin në vendin fqinj. Ata duhet të shkëmbejnë informacion në lidhje me vendet e njëri-tjetrit. Këtu nxënësit ndeshen me pengesat e padukshme, të tilla si nevoja për të folur në gjuhë të huaj. Si rezultat i portretit të vendit të plotësuar nga nxënësit, nxënësve u  krijohet mundësia të shkëmbejnë disa fjalë me fqinjin në gjuhën e vendit që ai “përfaqëson”. Pjesa tjetër e dialogut mund të zhvillohet në gjuhën e tyre amtare. Nxënësit duhet të përpiqen që të dialogojnë sa më shumë që të jetë e mundur me shokët e klasës në “vendet” fqinje.