Ushtrimi 4.6. – Të gjithë jemi të barabartë, por disa ca më shumë

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 4.6. – Të gjithë jemi të barabartë, por disa ca më shumë

Objektivat mësimore

 

Nxënësit identifikojnë dhe analizojnë arsyet e nxitjet që çojnë në diskriminimin e të tjerëve.

Ky ushtrim përqendrohet në ndikimin e faktorëve social-ekonomikë  në shanset e suksesit në shoqëri.

This exercise focuses on how socio-economic factors affect the chances of social success.

Burimet Tabakë të mëdhenj e të trashë letre dhe stilolapsa shënjues.

Procedura

  1. Mësuesi i ndan nxënësit në grupe, jo më të madha se gjashtë veta. Grupet duhet të përbëhen, patjetër, nga një numër çift anëtarësh. Secili grup merr një fletë letre dhe një shënjues.
  2. Mësuesi u kërkon gjysmës së grupeve të vizatojnë karikaturën e atij që ka korrur sukses në shoqëri, ndërsa, gjysmës tjetër, karikaturën e atij që ka dështuar në shoqëri.
  3. Mësuesi kërkon që nxënësit të shënojnë në listë veçoritë e shembullit të tyre: nivelin social-ekonomik, profesionin, gjininë, grupin etnik, veprimtaritë që ai kryen në kohën e lirë, zgjedhjen e veshjeve, botëkuptimin e plotë, mënyrën e jetesës, llojin e strehimit, zakonet e konsumit.
  4. Ai u kërkon grupeve të shkëmbejnë me njëri-tjetrin vizatimet e tyre dhe t’i interpretojnë ato.
  5. Më pas, vizatimet varen në mur. Nga secili grup kërkohet të interpretojë, para gjithë klasës, vizatimin që kanë marrë.
  6. «Piktorët» komentojnë qëllimet e tyre. Nxënësit, duke kumtuar idetë që qëndrojnë prapa vizatimeve dhe ndikimet që ato lënë te shikuesit, pritet t’u përgjigjen pyetjeve të mëposhtme:
  • Cilat janë veçoritë kryesore të suksesit?
  • Cilat janë veçoritë kryesore të dështimit?
  • Cilat janë faktorët që bëjnë dallimin mes «fituesve» dhe «humbësve»?
  • A  përfaqësohen njerëzit nga grupe të caktuara?
  • A kanë të gjithë njerëzit të njëjtat gjasa për të pasur sukses, pavarësisht nga përkatësia e tyre shoqërore?

Zgjerim

Cilat janë arsyet e diskriminimit dhe të përjashtimit të njerëzve që janë të ndryshëm për shkak të kulturës, prejardhjes, qëndrimit seksual, gjuhës së tyre etj?

Cilat janë arsyet e pabarazisë mes njerëzve? A është e mundur dhe e dëshirueshme barazia, apo jo?