Ushtrimi 6.3. – Sikur të isha magjistar

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 6.3. – Sikur të isha magjistar
Objektivat mësimore

Nxënësit nxiten të krijojnë vizione domethënëse. Personat pa vizione utopike janë të detyruar të pranojnë gjendjen e pandryshuar.

Nxënësve u jepet mundësia të përdorin dhuntitë që kanë (krijimtarinë).

Burimet Letër dhe një stilolaps shënjues.

Procedura

  1. Nxënësve u kërkohet ta përfytyrojnë veten në rolin e një magjistari.
  2. Ata lexojnë:«Po të isha magjistar i madh, atëherë burrat, gratë dhe fëmijët do t’i organizoja që kurrë të mos përjetonin përsëri, atë që u ka ndodhur gjatë luftës, dhe që kjo të ndodhë…»

    Çdo nxënës plotëson fjalitë e mëposhtme:

    – Unë do të ndaloja…
    – Unë do të mbyllja…
    – Unë do të harroja…
    – Unë do të kundërshtoja…
    – Unë do të vazhdoja…
    – Unë do të krijoja…

  3. Me radhë, nxënësit lexojnë me zë përgjigjet e tyre në një sesion plenar. Është e këshillueshme që karriget të vendosen në trajtë rrethi.
  4. Vlerësimi: nxënësit nxjerrin në pah dhe diskutojnë se ç’dëshira dhe nevoja kanë zbuluar.

Zgjerim

Nxënësit merren me çështjen nëse mund të bëhet diçka për të plotësuar një prej dëshirave të tyre.

Variacion

Për nxënësit më të rritur:

«Po të isha arkitekt…»: nxënësit përfytyrojnë se si mund apo duhej të ishte shkolla ose fshati a qyteti ku banojnë.

Nxënësit mund të reflektojë për dëshirat e tyre dhe t’i lidhin me traditat themelore të mendimit politik (liberal, konservator, socialist, miqve të tokës).