2 – Fletë pune 12: Treguesit e cilësisë së EQD/EDNJ në një shkollë

Living Democracy » Textbooks » 2 – Fletë pune 12: Treguesit e cilësisë së EQD/EDNJ në një shkollë

Dokumenti i Këshillit të Evropës “Sigurimi i Cilësisë së Edukimit për Qytetari Demokratike në Shkolla” përfshin një grup treguesish të ndarë në nëntema dhe përshkrues, të cilët pasqyrojnë një cilësi të dëshiruar të EQD/EDNJ në një shkollë. Këto kritere mund të përdoren për gjykim dhe vlerësim. Zbatimi i tyre do të ofrojë një krahasim ndërmjet gjëndjes së një shkolle në lidhje me EQD/EDNJ dhe synimeve të dëshiruara.
Tabela më poshtë, pjesë e dokumentit të sipërpërmendur, mund të përdoret për vlerësimin e gjëndjes së EQD/EDNJ në një shkollë në bazë të treguesve të cilësisë.44

Fushat Treguesit e cilësisë Nëntemat
Kurrikula, mësimdhënia dhe të nxënit

Treguesi 1

A ka të dhëna për  vendin e duhur të    EQD/EDNJ në objektivat e shkollës, politikat dhe planet kurrikulare?

  • Politikat e shkollës
  • Planifikimi zhvillimit të shkollës në EQD/EDNJ
  • EQD/EDNJ dhe kurrikula e shkollës
  • Koordinimi i EQD/EDNJ

 

Treguesi 2

A ka të dhëna të kuptimit të  EQD/EDNJ  nga nxënësit dhe mësuesit dhe të zbatimit të këtyre parimeve në praktikën e tyre të përditshme në shkollë dhe klasë?

  • Rezultatet e të nxënit EQD/EDNJ
  • Metodat dhe proceset e mësimdhënies dhe të  nxënit
  • Monitorimi i EQD/EDNJ

Treguesi 3

A janë planifikimi dhe praktikat e vlerësimit brenda shkollës në harmoni me EQD?

  • Transparenca
  • Drejtësia
  • Përmirësimi
Etika dhe klima në shkollë

Treguesi 4

A i reflekton si duhet etika e shkollës  parimet e EQD/EDNJ?

  • Aplikimi i parimeve dhe vlerave të EQD/EDNJ në jetën e përditshme
  • Lidhjet dhe modelet e autoritetit
  • Mundësitë e pjesëmarrjes dhe vetshprehje
  • Procedurat për zgjidhjen e konflikteve dhe  trajtimi i dhunës, ngacmimit dhe diskriminimit, përfshirë politikat e disiplinës

Menaxhimi

dhe

zhvillimi

Treguesi 5

A ka të dhëna të udhëheqjes efikase të shkollës bazuar në parimet e EQD/EDNJ?

  • Stili i udhëheqjes
  • Vendim marrja
  • Ndarja e përgjegjësisë, bashkëpunimi dhe puna në grup
  • Përgjigjja

Treguesi 6

A ka shkolla një plan të mirë zhvillimi që reflekton parimet e EQD/EDNJ?

  • Pjesëmarrja dhe përfshirja
  • Zhvillimi profesional dhe organizues
  • Menaxhimi i burimeve
  • Vetë vlerësimi, monitorimi dhe llogaridhënia

(Këshilli i Europës, Qeverisja Demokratike e Shkollave, 2005, fq 58)

44. Kur u zhvillua ky instrument në vitin 2005, treguesit në tabelën e mësipërme u përshkruan si tregues të EQD. Shtesa EQD/EDNJ është bërë në këtë tabelë për këtë vëllim.