Veprimtaria 7 (Arsimi bazw, klasa 7) – Është ajo që dua edhe ajo për të cilën unë kam nevojë?

Living Democracy » Textbooks » Veprimtaria 7 (Arsimi bazw, klasa 7) – Është ajo që dua edhe ajo për të cilën unë kam nevojë?

A  Planifikimi

 

Çështjet themelore/temat

Detyrat kryesore

Burimet

Mësimi 1

Cilat janë dëshirat e mia?

Nxënësit bëhen të vetëdijshëm për dëshirat e tyre duke ia shpjeguar ato njëri-tjetrit.

Piktura për të formuar çifte të nxënësve

Mësimi 2

Për çfarë kanë nevojë njerëzit? Çfarë do të ishte mirë që të kemi?

Nxënësit mësojnë të bëjnë dallimin mes dëshirave dhe nevojave, dhe në mes nevojave themelore dhe nevojave të vetë-përmbushjes.

Revista të vjetra, gërshërë, ngjitës, letër, kapëse rrobash.

Mësimi 3

Çfarë janë dëshirat? Çfarë janë nevojat?

Të udhëhequr nga kritere, nxënësit bien dakord për 10 dëshira dhe nevoja të rëndësishme.

Materiale të furnizuara nga nxënësit.

Mësimi 4

A përputhen të drejtat e fëmijëve me idetë tona për nevojat dhe dëshirat?

Nxënësit krahasojnë sugjerimet e tyre me të drejtat e fëmijëve dhe krijojnë afishe për një prezantim të Ditës Botërore të Fëmijëve.

Kopje të konventës së të drejtave të fëmijëve për çdo grup, tabakë i madh letre.

 

B   Informacion dhe objektiva mësimore

Për të kuptuar se cilat janë të drejtat e fëmijëve dhe ato të njeriut, nxënësit duhet të reflektojnë mbi nevojat dhe dëshirat e tyre personale. Ata duhet të bëhen të vetëdijshëm për atë që presin nga jeta në gjendjen e tyre aktuale.

Së pari,  ata duhet të mendojnë lirshëm për dëshirat dhe nevojat e tyre, pa marrë parasysh sa të çmendur mund të duken dhe duhet t’i shprehin ato.

Së dyti,  ata duhet të qartësojnë se cili është dallimi, në të kuptuarit e tyre, në mes të dëshirave dhe nevojave të vërteta në jetë. Kjo lloj zgjedhje, pothuajse me siguri, do t’i orientojë ata  drejt shumë prej të drejtave që Konventa për të Drejtat e Fëmijës ua ka dhënë tashmë.

V5_P36

Në çdo fazë, është e rëndësishme që mësuesi të nxisë dhe kryesojë diskutimet. Ai duhet të jetë i kujdesshëm që të mos ndërhyjë dhe të mos i ngarkojë nxënësit me vlerat dhe normat e tij, edhe në përpjekjet që ai me  qëllime të mira i bën për t’i bindur nxënësit me idetë e “drejta”. Përkundrazi, në një diskutim të  drejtuar prej tij me kujdes, nxënësit shpesh do të zbulojnë dhe të zgjidhin konceptet dhe vlerat kontradiktore.

Koha më e përshtatshme për kapitullin 7, do të ishte fillimi i nëntorit. Në këtë mënyrë, afishet që do të krijohen në mësimin  e katërt do të jenë gati për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. (20 nentor)

C   Pyetjet kryesore për reflektim në orët e të drejtave të fëmijëve

Përjetimi i të drejtave të fëmijëve

Njohja e të drejtave të fëmijëve

Zbatimi i të drejtave të fëmijëve

Mësuesi

Si janë thjeshtuar parimet e të drejtave të fëmijëve në shkollë dhe në klasë?

Çfarë dinë fëmijët për të drejtat e fëmijëve?

Të mësojnë si të ndërmarrin veprime jashtë shkollës: çfarë kanë mësuar nxënësit për jetën e tyre në të ardhmen?

Ky kapitull i ofron nxënësit mundësinë për të shprehur dëshirat dhe nevojat e tyre personale. Ata zbulojnë se janë dëgjuar dhe janë marrë seriozisht. Ata mësojnë dallimin në mes nevojave themelore dhe gjërave që dëshirojnë.

Nxënësit kuptojnë që të drejtat e fëmijëve trajtojnë nevoja bazë që janë të nevojshme për të jetuar.

Nxënësit duhet të bëhen të vetëdijshëm se përballen çdo ditë me çështje kyçe të jetës, dhe se shoqëria krijon kushte jo të barabarta për anëtarët e saj për përballimin e problemeve të tilla. Ata duhet të mësojnë të mbrojnë dëshirat e tyre, duke ruajtur edhe një distancë kritike ndaj tyre.

Nxënësit

Çfarë unë kam mësuar për të drejtat e fëmijëve?

Si i përjetova të drejtat e fëmijëve në klasë?

Cilat janë veprimet që jam në gjëndje të ndërmarr tani?

Unë mund të shpreh dëshirat e mia, vetëm nëse unë i besoj shokëve të mi të shkollës dhe mësuesit. Unë kam mësuar se ia vlen të hapesh dhe të shohësh se edhe të tjerët e bëjnë këtë.

Unë kam mësuar se të drejtat e fëmijëve përqendrohen në nevojat tona më të rëndësishme, në pjesëmarrjen, zhvillimin, mbijetesën dhe mbrojtjen, dhe se ato kanë të bëjë shumë me jetën time të përditshme.

Unë do të përpiqem të jem më i vëmendshëm për dallimin në mes të dëshirave dhe nevojave. Unë nuk do të fsheh apo mohoj dëshirat dhe ëndrrat e mia, por do të përpiqem t’i bëj ato të vërteta pa i bërë dëm nevojave të njerëzve të tjerë.

D Procedura

Mësimi 1

Hyrje. Mësuesi informon klasën se në arsimin e e mesëm të ulët , të drejtat e fëmijëv e di të jetë tema  e një numri të madh mësimesh çdo vit. Mësuesi pyet klasën për atë që kujtojnë nga arsimi fillor dhe rikujtojnë faktet më të rëndësishme (shih kap. 3, mësimi 2, dhe kap. 4, mësimi 1: origjina e të drejtave të fëmijëve, të drejtat më të rëndësishme , mundësisht të lidhura me të drejtat e njeriut).

Lajmërim. Gjatë këtij viti, tema do të jetë “dëshirat dhe nevoja”. Mësuesi përshkruan shkurtimisht temën, mbledh shembuj nga nxënësit, për çdo kategori dhe ndryshimet  më të mëdha. Si mund të lidhet tema me të drejtat e fëmijëve?

Formimi i grupeve. Mësuesi ka prerë  foto të makinave të bukura, objekte të modës së veshjeve ise burime tërheqëse për pushim në katër pjesë secila dhe i shpërndan në mënyrë të rastësishme te k nsënësit. Nxënësit duhet të gjejnë partnerët   e tyre që kanë  një pjesë të së njëjtës foto; së bashku, ata formojnë një grup pune. Nëse, për t’u përshtatur me numrin e përgjithshëm të nxënësve, duhet të ketë grupe me tre ose pesë vetë, mësuesi rregullon numrin e copave në përputhje me rrethanat.

Grupet zgjedhin një zëdhënës dhe menaxher. Zëdhënësi do të flasë në emër të grupit me grupet e tjera, në seancën plenare, me mësuesin. Ai  është përgjegjës për transmetimin e mendimit të grupit, jo të vetin personal. Menaxheri i grupit organizon procesin e punës, integron të gjithë anëtarët dhe vëzhgon afatet kohore.

Grupi  merr detyrën të diskutojë çëshjtet e mëposhtme dhe të mb ajë shënimet e duhura:

  • Cilat janë disa nga dëshirat më të mnëdha që keni sot? Çfarë do t’ju bënte të lumtur?
  • Cilat janë dëshirat, ëndërrat më të mëdha për të ardhmen tuaj (p.sh. kur të bëheni 25 vjeç)?
  • A mbani mend deshirat dhe ëndërrat  tuaja në moshën 5, 7, 9 dhe 11 vjeç? Cilat qenë dëshirat më të mëdha? Çfarë do t’ju kishte bërë të lumtur?
  • Cilat janë dëshirat dhe ëndërrat e të rriturve (p.sh. prindëerve, të  njohurve të tjerëve)?

Grupi bashkon dëshirat dhe ëndërrat në një listë dhe i rendit sipas  moshës me të cilën lidhen. Lista shkruhet në një tabelë (madhësia A3 os A2). Nxënësit mund të skicojnë tabela vetë dhe mësuesi mund t’u japë udhëzimet e duhura, në varësi të moshës së klasës. Tabela duhet të ketë titullin e saj, të sugjeruar nga vetë nxënësit.

Tabelat varen në klas si afishe. Folësit nga grupet paraqesin rezultatet. Mësuesi mund t’u japë disa ide për aspekte të tilla si dëshirat e veçanta për gjinitë e ndryshme, dëshira utopike apo reale etj.

Për mësimin e ardhshëm, nxënësit marrin detyrën e mëposhtme:
Fëmijët sjellin pjesë të prera me temë dëshirat dhe nevojat (në  gazeta,  revista, katalogë etj.), kapëse rrobash etj.

Mësimi 2

Hyrje. Përmbledhje e shkurtër e mësimeve të  kaluara. Mësimi ishte për dëshirat dhe nevojat tani dhe kur ishim më të rinj. Sot ne dëshirojmë të përqendrohemi më shumë ndryshimet ndërmjet dëshirave (do të ishte mirë sikur të bëheshin realitet) dhe nevojave bazë (të cilat janë thelbësore për jetën tonë).  Këtu janë të nevojshme disa shembuj.

Nxënësit vazhdojnë të punojnë në grupet e tyre. Ata diskutojnë pyetjet e mëposhtme:

  • Çfarë do dëshironim të kishim? Çfarë do të ishte mirë që të kishim? Për çfarë do të na mundësonte të bënim ose të ishim? (Dëshira)
  • Çfarë na nevojitet me të vërtetë dhe pse?(Nevoja jetësore)

Fotot që kemi sjellë në klasë mund të shërbejnë për të nxitur ide spontane, veçanërisht ide për dëshira.

Pasi mësuesi shpërndan fletët A3, nxënësit marrin detyrën:

a) Hartoni një tabelë me të paktën 5 nevoja bazë (ushqim, siguri, kujdes, miq, arsim, ngrohtësi etj.) dhe pesë dëshira, plotësimi i të cilave do t’i shërbente vetzhvillimit (TV, udhëtim në vende të ndryshme, makinë të shtrenjtë etj. )

b) Prisni fotot për të ilustruar të dyja kategoritë dhe (mundësisht detyre shtëpie) gjeni foto të tjera. Fotot duhet të etiketohen në pjesën e pasme ose në pjesën e pushtme të tyre si NB  (nevojë bazë) ose D ( dëshirë).

Mësimi 3

Grupet marrin detyrën e mëposhtme: fotot vendosen të gjitha në tavolinë. Ato përfaqësojnë nevoja dhe dëshira. Në mënyrë demokratike, nxënësit zgjedhin 5 foto që ilustrojnë më mirë nevojat dhe 5 të tjera që ilustrojnë më mirë dëshirat. Bëni kujdes që të merret parasysh mendimi i secilit. (Për këtë arsye çdo nxënësi i jepet një fishe ose letra të vogla me të cilat do të shënojë nevojat ose dëshirat e tij të parapëlqyera. Zgjidhen 10 fotot me numrin më të madh të letrave ose të fisheve).

Detyra e re: Merrni një spango rreth 4 metra të gjatë dhe 10 kapse rrobash. Vareni spangon në një vend të  përshtatshëm dhe përdorni kapëset për të varur fotot tuaja në këtë mënyrë:

  • në të majtë, fotot që përfaqësojnë artikujt që na nevojiten për të jetuar me dinjitet (nevojat bazë);
  • në të djathtë, fotot që përfaqësojnë artikujt që na nevojiten për të jetuar këndshëm.

Disa foto mund të varen në mes, ndërmjet dy kategorive .

Prezantim nga grupet. Këtu mund të zhvillohet edhe një diskutim, i drejtuar nga mësuesi, për aspekte të ndryshme (ndryshimet që bazohen në gjini ose në ato që  vlerësohen si nevoja bazë në vendet e pasura dhe në vendet e varfëra).

Mësimi 4

Çdo grup merr pesë fletë të bardha A3 si dhe një kopje të të drejtave të fëmijëve (shih shtojcën). Atyre u jepet detyra e mëposhtme:

  • Merrni dhjetë fotot e varura. Prej tyre merrni ato që ilustrojnë nevojat bazë.
  • Me radhë, lexoni konventën e të drejtave të fëmijëve për  grupin tuaj. Për çdo të drejtë të lexuar, gjeni nëse ajo lidhet me ndonjë nga nevojat në fotot e zgjedhura prej jush (opse me ndonjë nga dëshirat e shprehura në foto).
  • Merrni pesë fleta A3. Në të majtë ose në mes të pjesës së sipërme të fletës, ngjisni një prej pesë fotove që përfaqëson  një nevojë bazë. Në të djathtë ose në fund të fletës, shkruani të drejtën e fëmijëve që përputhet me fotot.  Disa prej fotove mund të kenë më shumë se një të drejtë të fëmijëve.
  • Skiconi dhe zbukuroni pesë fletët, sa mëmirë të jetë e mundur, si afishe. Ato duhet të shfaqen në ndërtesën e shkollës në 20 Nëntor (Dita Botërore e Fëmijëve)

Prezantimet e afisheve (pesë për çdo grup). Diskutime përmbyllëse për çështje të tilla si: Sa përputhet ideja juaj për nevojat bazë me ato që thuhen në Konventë?