2 – Fletë pune 14: Udhëzime për vet-vlerësimin e shkollave

Living Democracy » Textbooks » 2 – Fletë pune 14: Udhëzime për vet-vlerësimin e shkollave

Kur një shkollë vendos për t’iu nënshtruar  vetëvlerësimit nëpërmjet EQD/EDNJ, ajo duhet të jetë e vetëdijshme për faktin se kjo mund të marrë një kohë të gjatë, ndoshta edhe një vit shkollor. Kjo mund të jetë gjithashtu edhe një periudhë sfide që përfshin shumë hapa dhe aktivitete të ndryshme.

Lista e mëposhtme, e marrë nga dokumenti “Sigurimi i Cilësisë së Arsimit për Qytetari Demokratike në Shkolla” ( Këshilli i Evropës, Qeverisja Demokratike e Shkollave, 2005, fq. 73) mund të jetë ndihmë në mënyrë që të mbani mend udhëzimet kryesore:45

  • të ndërgjegjësohen  të gjithë aktorët në lidhje me nevojën për dhe procesin e vetëvlerësimit të EQD/EDNJ, si një mjet për përmirësimin personal, profesional dhe shkollor;
  • të sigurohet informimi i  të gjitha palëve të interesuara  për kornizën vlerësuese në EQD/EDNJ dhe qëllimin e saj;
  • të përzgjidhet qasja më e përshtatshme për vetëvlerësim, duke u konsultuar me një gamë të gjerë të palëve të interesuara dhe ekspertëve;
  • të hartohen mjete të vlefshme dhe të besueshme të vlerësimit (si pyetësorët, pyetjet e intervistës) me ndihmën e ekspertëve nga institutet kërkimore arsimore ose mjete të trainimit të mësuesve;
  • të përgatitet stafi i shkollës dhe aktorët e tjerë për vlerësimin, duke përfshirë trajnimin e tyre në përdorimin e mjeteve të vlerësimit;
  • të krijohet një klimë vërtetësisë, reflektimi të ndershëm, besimi, përfshirjeje, llogaridhënieje dhe përgjegjësie për rezultatet.

 

Educating_democracy_EN.pdf
  • Njih dhe zvogëlo kërcënimin e emrit të keq të vlerësimit.
  • Kupto sfidën e vetëvlerësimit si proces  të mësuari.
  • Zhvillo njohuritë dhe aftësitë e vlerësimit.
  • Forco angazhimin e gjithë përmirësimit të shkollës

45. Kur u zhvillua ky instrument në vitin 2005, treguesit në tabelën e mësipërme u përshkruan si tregues të EQD. Shtesa EQD/EDNJ është bërë në këtë tabelë për këtë vëllim .