Mësimi 3: Rregullat tona të reja shkollore

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 3: Rregullat tona të reja shkollore

Hartimi i një marrëveshje të përbashkët

Objektivat e mësimit Nxënësit mësojnë si të punojnë për një numër rregullash të përbashkët, të cilat janë të detyrueshme për të gjithë nxënësit në shkollë. Ata diskutojnë mënyrat realiste të integrimit në jetën e përditshme të shkollës.
Detyrat e nxënësve Nxënësit arrijnë një marrëveshje për rregullat që janë pranuar nga shumica dhe diskutojnë mundësitë e integrimit të mendimit të pakicës.
Burimet Tabelë, lapsa, skedat e votimit, lista e rregullave të shkollës për tabelë ose në dërrasën e zezë, copat letre.
Metodat Puna në grupe, diskutim plenar.

Përshkrimi i mësimit

Nxënësit ulen në një rreth përballë me tabelën ose dërrasën e zezë, ku janë shkruar rregullat e shkollës me shkronja të mëdha. Letrat e ngjitura, që tregojnë se çfarë ndryshimesh dëshiron secili grup në rregullat e shkollës, janë ende në tabelë. Mësuesi  drejton diskutimin me pyetjet e mëposhtme:

  • Çfarë mendojnë nxënësit  në lidhje me ndryshimet e sugjeruara?
  • A i pranojnë ata sugjerimet?
  • Sa prej tyre i pranojnë? Pjesa më e madhe?
  • Çfarë ndodh me pakicën? A mund të gjendet një kompromis?

Nxënësit kthehen në grupet e tyre. Ata punojnë për një rregull që do të ndryshohet dhe përpiqen ta riformulojnë atë. Ata e shkruajnë atë në një copë letër dhe e ngjitin në tabelë ose në dërrasën e zezë.

Pasi të gjitha sugjerimet e reja janë ngjitur në tabelë ose në dërrasën e zezë, është koha që nxënësit të votojnë. Të gjithë nxënësit duhet të marrin kartat e tyre të votimit. Çdo rregull do të lexohet nga mësuesi. Nxënësit votojnë duke përdorur skedat e tyre, duke treguar pranimin, refuzimin ose abstenimin.

Gjërat që nuk pranohen nga shumica duhet të diskutohen përsëri.

Në fund të procesit, rregullat e reja shkollore duhet të jenë shkruar në një letër A4.