Ushtrimi 1.4. – Një tufë me lule

Living Democracy » Textbooks » Ushtrimi 1.4. – Një tufë me lule
Objektivat mësimore

Qëllimi i ushtrimit është që të përkrahë kohezionin e grupit dhe të rritë vlerësimin për veten.

Nxënësit vlerësojnë se individët në një grup janë të unikë dhe të ndryshëm, por që ndihmojnë në fuqizimin tërësor të grupit.

Burimet

Një fotografi e vogël portret e nxënësit, jo më e madhe se 3 cm katrorë (është i pranueshëm edhe një autoportret i vizatuar)

Letër e verdhë ose portokalli e prerë në copa të rrumbullakëta me diametër rreth 6 cm për të krijuar zemrën e lules.

Letra me ngjyra të ndritshme, të prera në trajtën e petaleve, fjongo të ngjyrosur, qoftë edhe e vizatuar me dorë, shënues ose lapsa me ngjyra të ndryshme, dy fletë të mëdha letre me madhësinë e atyre që përdorin piktorët, zamkë ose ndonjë ngjitës tjetër.

Procedura

  1. Çdo nxënës ka një copë të rrumbullakët letre ku ngjit fotografinë e tij.
  2. Çdo nxënës merr gjashtë petale  dhe në secilën prej tyre shkruan një ose dy fjalë pozitive mbi:
    • çfarë mund të thotë mësuesi për nxënësit?
    • çfarë mund të thotë një anëtar mashkull i familjes së tyre për ta?
    • çfarë mund të thotë një anëtare femër e familjes së tyre për ta?
    • çfarë  thonë për veten?
    • çfarë mund të thotë një mik rreth tyre?
    • çfarë mund të thotë dikush tjetër në dhomë, shkollë ose shoqëri për ta?
  3. Nxënësi ngjit petalet përreth anëve të fotografisë për të krijuar një kurorë lulesh.
  4. Mësuesi ose nxënësit rregullojnë kurora lulesh në letrën reklamuese.
  5. Mësuesi ose nxënësit vizatojnë kërcejtë dhe gjethet për çdo lule që të krijojnë një buqetë. Lidhja e një fjongoje prej shiriti e bën tufën e luleve do të bënte ata mjaft të veçantë!

Zgjerim

Nxënësit, të ulur në trajtë rrethi, japin komentet e tyre. Kjo i ndihmon ata të kuptojnë domethënien simbolike: buqeta do ta humbte bukurinë sikur të mungonin disa lule (bashkësia); çdo lule është e ndryshme dhe shton diçka të papërsëritshme (dinjitetin e personit); në të njëjtën kohë, të gjitha lulet janë të ngjashme e, prandaj, çdonjëra prej tyre është po aq e rëndësishme sa edhe të tjerat (barazia). Në klasat me nxënësit më të vjetër mund të përfshihen konceptet në kllapa.