Mësimi 2: Si mund të balancojmë interesat e shumicës dhe të pakicës?

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 2: Si mund të balancojmë interesat e shumicës dhe të pakicës?

Hartimi i një statuti për një mikro-komunitet

Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit.

Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ.

Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë.

Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor.

Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit.

Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit.

Trajnimi i kompetencës Punë në ekip, menaxhimi i kohës. Zgjidhja e një problemi.
Objektivat e të mësuarit Rregullat, ligjet dhe kushtetuta janë mjete për të zgjidhur problemet dhe merren me burimet e konfliktit në shoqëri. Ky është justifikimi për qeverinë dhe autoritetin. Megjithatë, ato mund t’i shërbejnë edhe interesave të caktuara.
Detyrat e nxënësve Nxënësit hartojë një projekt statut për t’u marrë me çështjen shumicë/pakicë në një mikro-komunitet.
Materialet dhe burimet

Fletët e punës së  nxënësit 7.1.-7.3.

Tabakë letre dhe markera.

Metoda Punë në grupe.
Koha në dispozicion (40 min)

Përshkrimi i  mësimit

Nxënësit vazhdojnë punën e tyre në grupe.

Mësuesi i vështron ata në punë, duke parë se cilat metoda dhe aftësi kryejnë më mirë dhe ku kanë nevojë për trajnime dhe ndihmë të mëtejshme. Mësuesi mund të kërkojë dhe të japë komente se si nxënësit bashkëpunuan në seancën e raportimit (Mësimi 4). Grupet duhet të punojnë të vetëm sa më shumë të jetë e mundur dhe mësuesi nuk duhet të ndërhyjë nëse nxënësit janë “duke bërë gabime”. Ata do të mësojnë më shumë, në qoftë se u jepet liria dhe përgjegjësia për të zbuluar vetë gabimet e tyre dhe, nëse është e nevojshme, klasa do t’i korrigjojë shumicën e gabimeve në raundin plenar.

Mësuesi duhet të përmbahet nga ndërhyrja në qoftë se një grup gjen një zgjidhje “politikisht jo korrekte”, si p.sh dorëzimi i të gjithë kompetencave e vendimeve te një person i vetëm (“zgjidhje diktatoriale”). Këtu përsëri, kjo ofron reagime interesante për diskutim. Shumë shpesh, nxënësit do të sfidojnë një arsyetim jo të shëndoshë apo të papranueshëm. Mësuesi vlerëson arritjet e nxënësve në zhvillimin e kompetencave dhe nxjerr përfundime për nevojat e tyre të të mësuarit.