1. Hyrje

Living Democracy » Textbooks » 1. Hyrje

Mësuesit e EQD/EDNJ mund të jenë të përsosur në planifikimin dhe përgatitjen e mësimit. Por, pavarësisht përgatitjes së mirë të një ore mësimi, ajo mund të shkojnë edhe keq në qoftë se mësuesit harrojnë të marrin në parasysh aftësitë e nxënësve në disa teknika të caktuara. Kjo mund t’i ndodhë edhe mësuesit më të mirë dhe me përvojë. Një orë mësimi mund të ecë mirë vetëm nëse edhe nxënësit kanë një repertor të caktuar të metodave dhe dinë se si t’i përdorin ato.
Nga përvoja e fituar në programet e ndryshme për mësuesit e EQD/EDNJ në të gjithë Evropën, ne kemi vendosur të përfshijmë në këtë vëllim këtë Instrument. Ky grup udhëzimesh, fletësh pune, instrumentesh dhe listash kontrolli  mund të veprojnë si një bazë të dhënash në rstet kur  nxënësit nuk janë të familjarizuar me një metodë ose teknikë të caktuar.
Është detyrë e mësuesit që të shpjegojë kur dhe si do të përdoret secili mjet. Është po detyrë e mësuesit  të vendosë se kur dhe cilin instrument do të paraqesë për nxënësit, nëse instrumenti është diçka fikse, që shfaqet në klasë, lehtësisht e arritshme në çdo kohë ose mund të përdoret edhe për detyrat e shtëpisë.

Seti i mëposhtëm i mjeteve mund t’i ndihmojnë nxënësit në kryerjen e disa detyrave si:

  • të mbledhë dhe të kërkojë për informacion;
  • të përzgjedhë informacionin tuaj;
  • të prodhojë punë krijuese;
  • të paraqesë punën tuaj;
  • të punojë me nxënësit e tjerë.

Çdo instrument fillon në një faqe të veçantë. Ai mund të lexohet individualisht nga nxënësit ose së bashku, në çifte ose në grupe të vogla.