Mësimi 1: Dëshirat dhe nevojat: çfarë është e rëndësishme për mua?

Living Democracy » Textbooks » Mësimi 1: Dëshirat dhe nevojat: çfarë është e rëndësishme për mua?

Nxënësit mësojnë të bëjnë dallimin mes asaj që dëshirojnë dhe cilat janë nevojat e tyre themelore

Objektivat e mësimit Nxënësit mësojnë se dëshira e tyre individuale – gjërat dhe idetë ata do dëshironin ti kishin dhe realizonin – janë po aq të rëndësishme sa edhe gjërat që qeniet njerëzore i kanë vërtet të nevojshme për të jetuar një jetë të mirë.
Detyrat e nxënësve Nxënësit zgjedhin piktura që përfaqësojnë dëshirat dhe nevojat dhe diskutojnë e vendosin për to.
Burimet Spango (tel rrobash), varëse rrobash, copa të prera (fotografi) nga revista, material i shtypu.
Metodat Punë në grupe.

Informacion

Të drejtat e njeriut kanë dy anë: një natyrë etike dhe një ligjore. Edhe pse të drejtat e njeriut, në përgjithësi, janë konsideruar si të pandashme, është e qartë që çdo individ vendos  për veten e vet se çfarë është e rëndësishme për jetën e tij. Më te,j është e rëndësishme të kuptohet,- sidomos për adoleshentët, se jo të gjitha nevojat janë nevoja bazë, të njohura tashmë si të drejta në standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Dallimi mes dëshirave dhe nevojave, respektimi i mënyrave sesi njerëzit mund të vlerësojnë të drejta të veçanta për të tjerët, dhe në të njëjtën kohë të pranojnë rëndësinë e kornizave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut është një proces afatgjatë i të mësuarit. Edhe pse aspektet ligjore të drejtave të njeriut, që nuk janë trajtuar  në këtë mësim, mësuesit duhet të jenë  gjithnjë të vetëdijshëm se Traktatet detyruese ligjore – të cilat qeveritë i nënshkruajnë dhe pranojnë ti zbatojnë – janë të bazuar në Kuadrin Normativ të Deklaratës Universale të Drejtave të Njeriut. Në Evropë, traktati kryesor dhe ligjërisht i detyrueshëm, është  Konventa për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Liritë Themelore (Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut).4

Përshkrimi i mësimit

Klasa duhet të krijojë mundësinë  që nxënësit të  mund të ulen në grupe me nga katër deri në gjashtë vetë. Mësuesi duhet të vendosë të gjitha materialet e nevojshme për mësim në një tryezë të veçantë, nga e cila nxënësit mund të marrin atë që kanë nevojë dhe ta kthejnë në fund të mësimit. Pronësia është një faktor kyç në suksesin e EQD / EDNJ, ndaj dhe nxënësit bashkë me mësuesin duhet ta shohin klasën e tyre si një hapësirë ​​jetese që u intereson dhe për të cilën kujdesen. Duhet të ketë sa më shumë copa të prera nga revistat, sa të jetë e mundur (me dhjetëra, ndoshta edhe disa qindra fotot) të mbërthyera në muret e klasës.

Mësuesi mbledh nxënësit përballë “murit të fotove” dhe i angazhon ata në diskutim përmes pyetjeve:

  • Cilat ishin disa nga përvojat tuaja kur keni mbledhur fotot?
  • A kishte diçka që ju habiti? Nëse po, çfarë?

Pas disa minutash bisede hyrëse, mësuesi i cakton dy nxënësve detyrën e mbajtjes së spangos së rrobave (rreth 4 metra e gjatë) dhe 12 kapëse rrobash. Pastaj, mësuesi merr dy skeda të përgatitura, me fjalët “dëshirat” dhe “nevojat” të shkruar për to. Ai var nga një kartë në të dyja anët e spangos dhe pastaj u kërkon nxënësve të mendojnë cilën prej fotove do të zgjedhin për të varur në anën e “dëshirave” dhe cilat në atë të “nevojave”.

Pasi të gjithë të kenë kanë menduar për këtë, mësuesi u kërkon dy nxënësve të varin sugjerimet e tyre dhe të shpjegojnë zgjedhjen e tyre. Më pas, mësuesi sqaron  dallimin ndërmjet  nevojave dhe dëshirave së  bashku me nxënësit, por duhet të kujdeset që të mos japë një përkufizim. Ai mbledh informacion nga nxënësit dhe u kërkon atyre të japin shpjegime për të.

Në grupe prej 4-6 vetash, nxënësve u jepet detyra që të zgjidhen 10 fotografi nga tërë ato që janë mbledhur, për të çuar 5 në kategorinë e “dëshirave” dhe 5 në atë të “nevojave”. Secilit grup i jepet kjo detyrë me shkrim (Mësuesi shpërndan fletët e punës ose shkruan në tabelën e zezë.

Detyra dhe prezantimi:

  • Nxënësit, të ndarë në grupe,  duhet të zgjedhin 10 fotografi nga i gjithë koleksioni. Pesë prej tyre duhet të vendosen në kategorinë e “dëshirave” dhe pesë në kategorinë e “nevojave” (në se dy ose më shumë grupe dëshirojnë të njëjtën foto, mësuesi të përpiqet të gjejë një zgjidhje).
  • Grupet duhet të diskutojnë zgjedhjet e tyre dhe përpiqen t’iu përgjigjen pyetjeve të mëposhtme:
    • Pse është e rëndësishme kjo në jetën time?
    • Çfarë do të thotë në qoftë se unë nuk e kam këtë?
    • Çfarë dua që të kem apo të arrij më vonë në jetë?
    • Çfarë do të thotë kjo për mua si djalë / vajzë?
  • 10 fotografitë e zgjedhura duhet të   ndahen  sipas rëndësisë dhe nxënësit duhet të shpjegojnë arsyen renditjen së e tyre.   Ata duhet të gjejnë një zgjidhje që t’i përshtatet të gjithë anëtarëve të grupit.
  • Dy anëtarë të grupit duhet të mbajë litarin e rrobave dhe një tjetër duhet të shpjegojë çdo zgjedhje. Vetëm zgjedhja e parë dhe e fundit duhet të shpjegohen. Në fund, nxënësit duhet të përpiqen të shpjegojnë me fjalët e tyre ndryshimin  ndërmjet dëshirave dhe nevojave. A munden ata të gjejnë një “përkufizim” për të dyja?

Spangoja varet në mur (ose kudo tjetër në klasë), bashkë me të gjitha fotot e zgjedhura.

4. ETS nr 5, e hapur për nënshkrim më 4 nëntor 1950,  hyri në fuqi më 3 shtator 1953.