Fleta e punës e nxënësit 2.1: Koncepti i dilemës

Living Democracy » Textbooks » Fleta e punës e nxënësit 2.1: Koncepti i dilemës

Çfarë është një dilemë?

Një dilemë është një situatë në të cilën përballemi me dy zgjidhje të ndryshme dhe ne duhet të marrim një vendim. Secila nga këto zgjedhje ka pasoja që ne nuk i duam ose nuk mund t’i justifikojmë për arsye të rëndësishme, për shembull:

  • Detyrimet morale ose fetare.
  • Pritjet nga roli (si presin të tjerët që ne të sillemi, p.sh. si mësues, nxënës, vëlla, mik, apo president).
  • Receta ligjore (të drejtat dhe detyrat).
  • Respektimi i të drejtave të njeriut.
  • Lidhjet personale me familjen dhe miqtë tanë.
  • Arsyet financiare (nevoja për të kursyer para, mundësi për të bërë një fitim).
  • Arsyet praktike (mbështetjen ose pengimin e zgjidhjes së një problemi të vështirë).

Në një dilemë ne përballemi me një konflikt në mes të parimeve ose qëllimeve që janë me rëndësi për ne. Dilemat ndodhin në jetën e përditshme, si dhe në politikë. Vendimmarrja politike shumë shpesh ka të bëjë me dilemat, dhe çdo zgjedhje ka pasoja afatgjata. Ne duhet të zgjidhim një dilemë duke përcaktuar prioritetet, duke vendosur për një qëllim, e shkelur të tjerat. Në disa raste është e mundur për të gjetur një kompromis.

Studim rasti

Premtimi i Lenës

Lena është tetë vjeç. Ajo pëlqen të ngjitet në pemë dhe është më e mira në lagjen e saj. Një ditë ajo bie nga pem, por nuk është plagosur. Babai e sheh aksidentin dhe shqetësohet shumë. Ai i kërkon Lenës t’i premtojë se nuk do ngjitet më kurrë në pemë. Lena i premton dhe i shtrëngon dorën e atit të saj për të vulosur premtimin.

Të njëjtën pasdite ajo takon miqtë e saj. Paula, shoqja e saj më e mirë, është shumë e shqetësuar. Kotelja e saj e vogël është ngjitur lart në pemë dhe është shumë e frikësuar për të zbritur. Diçka duhet bërë menjëherë, para se kotelja të bjerë nga pema. Çdo fëmijë e di se Lena është alpinistja më e mirë aty, kështu Paula i kërkon asaj të shpëtojë kotelen e saj.

Por Lena kujton premtimin që i ka dhënë të atit të saj. Çfarë duhet të bëjë ajo?

Dilema e të burgosurit

Dy të dyshuar janë arrestuar nga policia. Policia ka prova të pamjaftueshme për një të dyshuar, dhe pasi i ndajnë të dy të burgosurit, i vizitojnë secilin prej tyre që t’i  japin  të njëjtën marrëveshje. Nëse dikush dëshmon për akuzën ndaj tjetrit (tradhton tjetrin) dhe tjetri nuk flet (bashkëpunon me të tjerët), ai që tradhton del i lirë dhe bashkëpunëtori që s’flet merr dënimin e plotë -10 vjet  burg. Nëse të dy heshtin, të dy të burgosurit dënohen me vetëm gjashtë muaj burg me një akuzë të lehtë. Nëse secili tradhton tjetrin, secili  dënohen me pesë vjet. Çdo i burgosur duhet të zgjedhë të tradhtojë tjetrin ose të heshtë. Secili është i sigurt se tjetri nuk do të marrë vesh për tradhtinë para përfundimit të hetimeve. Si duhet të veprojnë të burgosurit?

(Burimi: http://en.wikipedia.org/wiki/Prisoner’s_dilemma)