Pjesa 1 – Të kuptojmë demokracinë dhe të drejtat e njeriut

Living Democracy » Textbooks » Pjesa 1 – Të kuptojmë demokracinë dhe të drejtat e njeriut

Ideja e edukimit për qytetari demokratike dhe për të drejtat e njeriut nuk është e re. Për shumë vite edukimi civik ose qytetar ka qenë i pranishëm dhe është zbatuar në mënyra të ndryshme nëshumë vende të Europës.   Kryesisht, përmbajtja e tij synonte informimin enxënësve,përmes metodave tradicionale të mësimëdhënies, për sistemin politik, domethënë, për kushtetutën qëështë në fuqi në vendin e tyre. Qytetaria që buron nga një mësimdhënie e tillëështë pasive dhe e kufizuar në fushën e veprimit të saj. Për pjesën më të madhe të njerëzve qytetaria nënkuptonte kryesisht bindjen ndaj  ligjit dhe votimin në zgjedhjet publike.  Këto përgjegjësi janë pjesë e mjedisit ligjor dhe kulturor në të cilin jetojnë qytetarët. Disa vende  kanë përfshirë edhe edukimin e të drejtave të njeriut në kurrikulat e tyre.  Arsimtarët e Europës, gjithnjë e më shumë, po pranojnë lidhjen ndërmjet edukimit për qytetari demokratike dhe edukimit për të drejtat e njeriut.

Ngjarjet dhe ndryshimet që kanë ndodhur  në dhjetëvjetëshat e fundit në Europë  e kanë sfiduar dhe po e sfidojnë këtë model të qytetarisë. Ndër këto ndryshime përmendim:

  • konfliktet etnike dhe nacionalizmi;
  • rreziqet dhe pasiguria globale;
  • zhvillimi i teknologjive të reja të informimit dhe të komunikimit;
  • problemet mjedisore;
  • lëvizjet e popullsisë;
  • shfaqja e formave të reja të identiteteve kolektive tësë kaluarës;
  • kërkesa për rritje të autonomisë personale dhe të formave të reja të barazisë;
  • dobësimi i kohezionit social dhe i solidaritetit ndërmjet njerëzve;
  • dyshimi ndaj institucioneve politike tradicionale, formave të qeverisjes dhe lidershipit politik.
  • rritja e ndërlidhjes dhe ndërvarësisë politike, ekonomike dhe kulturore, në nivel rajonal dhe global.

Këto sfida kërkojnë edhe një lloj të ri qytetari: qytetar që jo vetëm njeh dhe kupton përgjegjësitë e tij qytetare, por edhe është aktiv e i aftë të kontribuojë vullnetarisht në jetën e komunitetit, të vendit dhe të botës, si dhe të marrë pjesë aktive e të shprehë individualizmin dhe të zgjidhë problemet.