5. Hartat mendore

Living Democracy » Textbooks » 5. Hartat mendore

Një hartë mendore   ju ndihmon për të organizuar mendimet tuaja. Këtë do të thotë fjalë për fjalë  termi. Hartat mund të jenë të dobishme në situata të ndryshme, kur ju duhet të mendoni për një temë specifike: mbledhjen e ideve, përgatitjen e  një prezantimi, planifikimin e një projekti etj.

Udhëzimet për krijimin e një harte mendore

  • Shkruani emrin e temës suaj në mes të letrës dhe vizatoni një rreth përqark saj. Sigurohuni që të përdorni letër të madhe.
  • Vizatoni disa vija të trasha që dalin si reze jashtë nga rrethi. Në çdo linjë, shkruani emrin e një nën subjekti, lidhur me temën kryesore në mes.
  • Nga vijat e trasha, ju mund të hiqni linja të holla shtesë, që përfaqësojnë nënkategori ose pyetje, që lidhen me nëntemën e shkruar në vijën  e trashë.
  • Mundohuni të gjeni sa më shumë terma dhe vendosini në kategoritë e duhura.  Ju mund të përdorni madhësi të ndryshme shkronjash, simbolesh dhe ngjyrash.

Krahasoni hartën tuaj  mendore me ato të shokëve!

  • Çfarë vini re?
  • Në çfarë aspektesh harta juaj mendore  është e ngjashme me atë të tjerëve?
  • Si shprehet ndryshimi?
  • Cilat janë termat më të rëndësishme?
  • A ka kuptim organizimi i nënkategorive?
  • A ka ndonjë gjë të rëndësishme që mungon?
  • Çfarë do të bëni ndryshe herën tjetër?

6728 ID 8756 Growing.indd