Mësimet 2 dhe 3: Çfarë do të bëni?

Living Democracy » Textbooks » Mësimet 2 dhe 3: Çfarë do të bëni?

Ne marrim përgjegjësi për vendimet tona

Kjo matricë përmbledh informacionin që i nevojitet një mësuesi për planifikimin dhe zhvillimin e mësimit.

Trajnimi i kompetencave i referohet drejtpërdrejt EQD/EDNJ.

Objektivi i mësimit tregon atë që nxënësit njohin dhe kuptojnë.

Detyra e nxënësit, së bashku me metodën, formojnë bërthamën e procesit mësimor.

Materialet në listën e plotë e mbështetin përgatitjen e mësimit.

Koha në dispozicion na jep një udhëzues të përafërt për menaxhimin e kohës së mësuesit.

Trajnimi i kompetencës Kompetenca në marrjen e vendimeve dhe veprimit: trajtimi i dilemave.
Objektivat e të mësuarit

Ne bëjmë zgjedhje të ndryshme që kanë të bëjnë me dilema. Duke bërë këtë, ne ushtrojmë të drejtën tonë njerëzore të lirisë.

Marrja e përgjegjësisë përfshin trajtimin e dilemave – mbledhjen e informacionit, marrjen  parasysh të pasojave, përcaktimin e prioriteteve, marrjen e vendimeve.

Detyrat e nxënësve Nxënësit diskutojnë raste të dilemave dhe të reflektojnë për përvojën e tyre personale.
Materialet dhe burimet

Fletët e punës së  nxënësit   2.1-2.4.

Materiale për mësuesit  2.2.

Tabelë, lapustila.

Metoda Punë në grupe.
Koha në dispozicion 1. Mësimdhënësi paraqet detyrën kryesore të njësisë. (10 min)
2. Detyra kyç: nxënësit diskutojnë dilemat. (70 min)

Informacion

Marrja e përgjegjësisë në komunitetet laike demokratike ka një dimension konstruktivist: ne duhet të gjejmë si të marrim përgjegjësinë në një situatë të caktuar. Marrja e përgjegjësisë në situata dileme, shpesh nën presionin e kohës, është e vështirë, por kjo është diçka që mund të zhvillohet.

Detyra kryesore e këtij kapitulli  i shërben këtij qëllimi. Nxënësit ndajnë dhe diskutojnë problemet dhe zgjedhjet e përparësive  në situata të  dilemave. Marrja e përgjegjësisë është një çështje konkrete dhe, për këtë arsye, nxënësit merren me historitë e rasteve të katër dilemave që dallojnë në përmbajtje (shih Fletën e punës së  nxënësit  2.3): marrja e përgjegjësisë për diçka që dikush tjetër duhet të ishte kujdesur, një konflikt i besnikërisë ndaj një mësuesi dhe një miku, një konflikt në mes të besnikërisë për një mik dhe detyrimit për t’iu bindur ligjit, për të vendosur  për të mbështetur një projekt apo jo pa u informuar plotësisht për të.

Nxënësit përgatisin prezantimet e zgjedhjeve të tyre, duke u përqendruar  në arsyetimet e tyre (shih Fletën e punës së  nxënësit  2.4). Për të mbështetur këto prezantime, mësuesi përgatit tabelën e bazuar në këtë fletë pune, me një plan të përshtatur (shih Materiale për mësuesit  2.2).

Detyrat e zgjeruara të tipit projekt i japin  mësuesit mundësinë për të vlerësuar nivelet e arritjeve të nxënësve për zhvillimin e kompetencave (shih fazën 3 më poshtë).

 

 Përshkrim mësim

1. Mësuesi paraqet detyrën kryesore të njësisë

Qëllimi i këtij ushtrimi është të analizojë mënyrat për të zgjidhur dilemat dhe kriteret e përdorura për këtë. Nën kushtet e jetës reale, ne shpesh na duhet t’i marrim këto vendime në sekonda dhe, më vonë, mund të pendohemi në se nuk mundemi t’i korrigjojmë ato. Në politikë, proceset e vendimmarrjes shpesh merren edhe me dilema – me synime kontradiktore.

Në këtë detyrë të rëndësishme, nxënësit mund të studiojnë këtë proces të ndërlikuar të vendimmarrjes, si të thuash, me lëvizje të ngadaltë dhe të reflektojnë për përgjegjësinë që ata marrin kur vendosin për një dilemë, në një mënyrë apo tjetër.

Ata duhet të regjistrojnë vendimet dhe arsyet e tyre në Fletën  e punës së  nxënësit  2.4. Nëse ata nuk mund të bien dakord për një vendim të caktuar brenda grupit, të dy këndvështrimet duhet të regjistrohen dhe paraqiten.

Nxënësit formojnë grupe me nga 4-6 vetë. Ata emërojnë një menaxher grupi, një prezantues dhe një shkrimtar i cili do të mbështesë prezantuesin. Ata diskutojnë katër dilemat në Fletën  e punës së  nxënësit  2.3 duke përzgjedhur disa pyetje dhe kriteret nga kutia e mjeteve (Fleta  e punës së  nxënësit  2.2). Grupet janë të lirë për të diskutuar dilemat e mëtejshme nga përvoja e tyre personale apo nga politika.

2. Detyrë kyç: nxënësit diskutojnë dilemat

Nxënësit punojnë në grupe. Ata janë përgjegjës për punën e tyre, duke përfshirë çdo vendim për pushimet, detyrat e shtëpisë, kërkime për materialet etj.

3. Aktivitetet e mësuesit

Mësuesi vëzhgon punën e nxënësve. Aktiviteti i nxënësve është një mundësi për mësuesin që të vlerësojë nivelin e   zhvillimit të kompetencave, bashkëpunimin dhe punën në ekip, menaxhimin e kohës, të kuptuarit e dilemave, nivelin e reflektimit, analizën dhe gjykimin politik.

Ai nuk i mbështet nxënësit, derisa ata të kërkojnë ndihmë; në raste të tilla, mësuesi nuk duhet të japë zgjidhje, por thjesht i ndihmon ata në gjetjen e një qasje të përshtatshme.

Përgatitja e mësimit 4:

  • Mësuesi përgatit një grup prej gjashtë kartash prezantimi (shih materialet për mësuesin 2.2). Secila prej tyre është e përgatitur në një fletë të veçantë tabelë. Në katër prej tyre, mësuesi fut titujt e rasteve të dilemave dhe opsionet alternative.
  • Mësuesi vëzhgon nxënësit dhe ndoshta edhe i pyet si ata po e përballojnë detyrën e tyre. Nëse ata e kanë të vështirë ose ndihen   në limitet e tyre, mësuesi duhet ta trajtojë këtë problem në fazën e reflektimit (mësim 4, faza 3).